Dauti: Përsëri tentuan të mashtrojnë, interpretimi nuk i mbyll kazinot

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti tha se është krejtësisht e ndryshme të propozosh interpretim autentik për të interpretuar ndonjë nen të ndonjë ligji, nga të propozosh ligj për të kërku ndërhyrje dhe të propozosh më ndryshe të rregullohet ajo çështje. Ajo akuzoi pozitën se po mashtrojnë opinionin publik.

“Është propozim i shumicës jolegjitime parlamentare të cilët kanë propozuar interpretim autentik të ligjit të lojrave të fatit, që është krejt në rregull, është legjitime të kërkojnë interpretim autentik të ndonjë ligji. Por, megjithatë ajo që ju hidhet hij syjve të qytetarëve kohëve të fundit, sa u përket industrisë së lojrave të fatit, unë dua të ju them, jo vetëm jove kolegëve, por edhe të gjithë qytetarëve që është krejtësisht e ndryshme të propozosh interpretim autentik për të interpretuar ndonjë nen të ndonjë ligji, nga të propozosh ligj për të kërku ndërhyrje dhe të propozosh më ndryshe të rregullohet ajo çështje. Ky është dallimi i asaj që ndodhi dje dhe që do të ndodhë edhe në vazhdim. Dua të bëj me dije që në qoftë se ju arrini të mashtroni me dije ose pa dije njëri tjetrin dhe doni të mashtroni edhe opinionin, unë që kam punuar dhe ne që kemi punuar me kohë për këtë çështje dhe që jemi të preokupuar për efektet negative që i bart shoqëria jonë nga lojrat e fatit të cilat i kemi në prag të dyerve të shtëpive, të shkollave dhe çdo institucioni tjetër, unë dua t’ju them që janë çështje të ndara, mos i ngatëromi dhe mos mashtroni qytetarët”, tha Dauti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu