Mickoski: Nuk kam pasur njohuri se Mexhiti dhe Taravari jan Lavdëruar për lirimin e Ramadanit

Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së/ Kush keqpërdori rastin e Blerim Ramadanit për pikë politike?
Kush dhe pse keqëpërdori rastin me ish ushtarin e UÇK-së Blerim Ramadani që u arrestua muajin e kaluar në kalimin kufitar Jazhincë me kërkesë të Serbisë?

Më 2 gusht kur u mor vendimi për të ndryshuar masën e paraburgimit të Ramadanit me masën burg shtëpiak dy zyrtarë të lartë të VLEN-it Izet Mexhiti dhe Arben Taravari shpejtuan për të shkruar në rrjetin social FB se meritë e tyre dhe falë angazhimit të tyre është arritur që Ramadani të lirohet.

Ja cfarë kishin shkruar Mexhiti dhe Taravari :

“Gjatë ditës së djshme u lirua nga paraburgimi ish ushtari iu UCK-së. Ne po punojmë intezivisht që shumë shpejt ai të kthehet në shtëpi, BDI po tenton të minimizojë faktin se ish ushtari I UCK-së u lirua nga paraburgimi si rezultat I punës tonë institucionale”, ka shkruar mes tjerash Izet Mexhiti.

“E përshëndesim lirimin e ish ushtarit të UCK-së Blerim Ramadani! Lirimi I tij ishte një mision që e arritëm dhe liria e tij na gëzon të gjithëve” , kishte shkruar Taravari.

Kryeministri Mickoski sot tha se nuk ka qenë në dijeni se dy zyrtarët e VLENI-it kanë shkruar se falë angazhimit të tyre është liruar Ramadani.

“Nuk kam dëgjuar se janë lavdëruar se e kanë liruar,

TV Klan M: Në “Facebook” kanë reaguar me disa statuse?

Nuk kam dëgjuar për diçka të tillë, që të jem i sinqertë as nuk i kam lexuar.Nëse vetëm e trajtoni këtë temë, nëse nuk gaboj, ishte në paraburgim shtëpiak, ose është dashur që të jetë”, – tha Mickoski.

Taravari I cili më 2 gusht thoshte se meritë e tyre është lirimi I Ramadanit, sot akuzon zyrtarë të Prokurisë së janë fajtorë që rasti nuk është mbyllur shpejt.

“Une e di, jam dëgjuar me Blerim Ramadanin, kam biseduar e di se, kam bisedu. E di se Blerim Ramadan është dashur të lirohet nga dita e parë, por fatkeqësisht, një prokuror nga Kërçova, nuk e la atë mundësi që të lirohet atë ditë dhe e komplikoj situatën se çfarë ka ndodhë më tutje, nuk kam dijeni” – tha Taravari, VLEN.

Ndryshe dje ish pjesëtari i UCK-së Bleim Ramadani u arratis nga burgu shtëpiak. Këtë e konfirmoi sot edhe MPB.

Mediat raportuan se arratisja e tij ka ndodhur pasiqë ka marrë informatë se sërish do t`i ndryshohet masa, gjëgjësishtë masa e paraburgimit shtëpiak dhe do t`i zëvendësohet me paraburgim efektiv dhe I njejti sërish duhej të kthehej në burgun e Shutkës.

Tre gjykatës të Këshillit penal dje pas ankesës së prokurorisë, sipas informative jozyrtare, kanë vendosur ndryshimin e masës dhe kanë shqiptuar 30 paraburgim efektiv për Ramadanin për shkak të rrezikut se i njejti mund të arratisej. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu