Nisin punimet në rrugën Prizren – Tetovë

Punimet në rrugën Prizren-Tetovë kanë nisur sot, në pjesën LOT-i 1 dhe LOT-i 3, përkatësisht në segmentin Struzhë – Kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Aty i pranishëm ishte kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Nga vendpunishtja e LOT-it 3, kryeministri tha se ky projekt është i rëndësisë së jashtëzakonshme infrastrukturore Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete, që lidh këto dy shtete, me rëndësi të veçantë, si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.

Ky lot ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave dhe është në vlerë prej 8.3 milionë euro.

Ndërkaq, pas vizitës së LOT-it të parë, Kurti u shpreh se synimi ynë është që t’ia japin mbështetjen maksimale këtij aksi rrugor, këtij projekti infrastrukturor, që të kryhet sa më shpejtë për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndara.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh se ky projekt përpos që e lidh Autostradën “Ibrahim Rugova” me korridorin Jon-Adriatik dhe me korridorin 8 nga ana tjetër që është Tetova, shërben edhe për turizëm malor nga të dyja anët dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Projektin për ndërtimin e kësaj rruge që përfshinë njërën rrugë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe tjetra në afërsi të Fshatit Struzhë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka tenderuar që në muajin prill të këtij viti në 3 llote. Në LOT-in 1 dhe LOT-in 3, punimet filluan sot. Vlera totale e projektit është paraparë të jetë 35 milionë euro, me gjatësi prej 20.3 km. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Spalletti mahnitet nga Zhegrova: Shpejtësia dhe ndjeshmëria e tij janë të jashtëzakonshme

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për yllin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse. “E njihja më herët Zhegrovën, por...

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu