Rekomandohet suspendimi i komandantit policor të Skenderaj, shkoi në të pamen e Faton Hajrizit,

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një komandant policor, pasi që i njëjti sot ka shkuar për ngushëllim te familja e Faton Hajrizit.

Sipas njoftimit, komandanti në fjalë është nga Stacioni Policor i Skenderajt dhe IPK ka kërkuar hetim disiplinor nën dyshimin se i njëjti, së bashku me vartësit e tij, kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore – “Sjellje e rëndë diskredituese.”

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media

IPK rekomandon suspendimin e një togeri policor

Prishtinë/Hajvali, 13 gusht 2024,

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt.

Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se i njëjti së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese”.

IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale, (dhe së fundi i njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje).

Me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kasami dhe Gashi në takim me mërgimtarët ‘të shpërblyer’ – 90 mijë denarë nga Komuna e Tetovës

Pas pagesës prej 90 mijë denarësh nga Komuna e Tetovës, Xhevat Xhemaili shfaqet në pushime në vendlindje Xhevat Xhemaili, mërgimtari për të cilin u raportua...

Gashi u shtrua me urgjencë në spital për shkak të dhimbjeve

Pas takimit me diasporën shqiptare dje në Tetovë, Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, u shtrua në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive në Qendrën Klinike “Nëna...

BDI: Jo për “botën serbe” në Maqedoni-Po rrugës së sigurt euroatlantike dhe bashkëjetesës ndëretnike

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz për drejtimin që ka marrë politika e jashtme dhe e brendshme e vendit, në një kohë kur...

Skandali i harruar: Mërgimtari i shpërblyer nga Komuna rikthehet si mysafir nderi

Pas pagesës prej 90 mijë denarësh nga Komuna e Tetovës, Xhevat Xhemaili shfaqet në pushime në vendlindje Xhevat Xhemaili, mërgimtari për të cilin u raportua...

Rami Mislimi e zbulon anketën e tretë me Photoshop të Bilall Kasamit – i del 100.7%

Zbulohet anketa e tretë me Photoshop e Bilall Kasamit – 100.7% Pasi e shiti Monopollin, NPK-në, ndriçimin publik, parkingun përballë NPK-së dhe së fundmi mori...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu