Tentativat për akte terroriste, Pajaziti: Keqinformimi i të rinjëve nga rrjetet sociale

Indoktrinimi i të rinjëve për të kryer akte terroriste, vijnë si rezultat i keqinformimit nga burime të pakontrolluara në rrjetet sociale. Pre e këtyre ideologjive ekstremiste zakonisht biejnë të rinjët, që nuk e kanë formuar konceptin e tyre të jetesës, thotë sociologu Ali Pajaziti.

Fenomeni ose dukuria e të rinjëve, gjegjësisht popullatës juvenilje, e cila është e prirur për tu bërë pjesë e rrjeteve ose netëorkingeve të ndryshme, të cilat tentojnë ose kanë agjendën e tyre për veprime të kategorisë “terorizëm” ose terorizëm në tendencë, janë si pasojë e një fetarizimi, gjegjësisht e një religjioziteti jo të shëndoshë, e nje besimi jo të ngulitur nga mjedisi familjarë dhe një religjiozitet jashtë vijës së mesit, që është një fetarizëm konvencional dhe sot në epokën digjitale, të rinjët kanë akces shumë më të lehtë deri te organizime të ndryshme alternative, që ofrojnë një formë më radikale të fesë dhe fetarisë. Këta njërëz të cilët janë në moshë të njomë kur ende nuk kanë të formuar konceptin e tyre të jetesës dhe psikologjikisht janë shumë labil, kapen të grrepin e quajtur ‘feja e Vërtetë”, tha sociologu Ali Pajaziti.

Pajaziti apelon të rinjët që mësim besimin ta marrin nga prijësit fetar vendor që janë edukuar në frymën e traditave shqiptare.

Kështu që YOUTUBE fetaria, fetaria e cila nuk merret nga hoxha i mjedisit ku jeton, por merret nga objekte alternative, apo merret nga mësimet apo leksionet në distancë, janë goxha të rrezikshme, sepse janë të pakontrolluara dhe janë fryma të ndryshme që vinë nga skaje të botës Islame, që nuk kanë të bëjnë me nocionin tonë të fetarisë e cila ka ato nuancat apo mëlmesat shqiptare, tonat ballkanike”, deklaroi Pajaziti.

Ai gjithashtu apelon prindërit për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të tyre, pasi aktet terroriste janë shtuar. Një ditë më parë autoritetet austriake parandaluan planet për kryerjen e një sulmi terrorist në një nga tre koncertetet e këngëtares Taylor Sëift në Vjenë. I dyshuari kryesor është një ri me origjinë nga Maqedonia e Veriut.(TVM2)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu