Rritja e rrogave në arsim, kryetari i Sindikatës i kundërpërgjigjet ministres Janevska

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres për arsim dhe shkencë, Vesna Janevska, në lidhje me rritjen e rrogave në arsim.

“Në lidhje me deklaratën e Ministres për arsim dhe shkence për rritjen e rrogave prej 10 deri 12 përqind në arsim, prej marsit të vitit 2025, I informoj anëtarët e SASHK-ut dhe të interesuarit tjerë se deklarata nuk është në përputhje me qëndrimet e SASHK-ut, gjegjësisht përmbajtja e deklaratës nuk është dakorduar me SASHK-un”, deklaroi Nedelkov. Ai ka përkujtuar se në dy takime, ka treguar qëndrimet e SASHK-ut: respektimin e Ligjit dhe Marrëveshjes Kolektive, nga del edhe kërkesa për rritjen e pagave për 12.15 përqind në arsimin fillor dhe të mesëm.

“Në periudhën e ardhshme, pres përsëri takim me autoritetin e shtetit dhe zgjidhje të situatës”, paralajmëroi Nedelkov, duke kërkuar nga anëtarët e SASHK-ut të jenë të bashkuar edhe mos të provokohen.

Ndryshe, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot (8 gusht) bëri të ditur se arsimtarët nga marsi i vitit 2025-të do të kenë rritje të pagave prej 12 përqind. Ajo tha se ka pasur dy takime konstruktive me Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SAShK) dhe se është rënë dakord që pagat të rriten sipas mënyrës se si do të lëvizë bruto-produkti vendor dhe Marrëveshjes Kolektive.

Më 23 korrik, kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoninë e Veriut, Jakim Nedelkov, kishte paralajmëruar rritje të pagave për muajin shtator të vitit 2024, pas takimit të zhvilluar me Ministren për Arsim dhe Shkencës, Vesna Janevska.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani godet Haifan dhe Jeruzalemin, raportohen shpërthime të fuqishme (Pamjet)

Raketat iraniane kanë goditur objektiva në Haifa dhe Jerusalem, sipas raportimeve të mediave lokale. Kanali lokal i lajmeve N12 raportoi afërsisht 25 raketa të lëshuara...

Lufta kundër Iranit, i kushton 200 milionë dollarë në ditë Izraelit

Lufta e Izraelit me Iranin po i kushton vendit rreth 200 milionë dollarë në ditë, sipas vlerësimeve të hershme të raportuara nga "The Wall...

A është Dr. Zekirja Shaini zëri që po kërkon Komuna e Likovës?

Likovë, Qershor 2025 – Në kohën kur debati për zgjedhjet lokale po intensifikohet dhe qytetarët gjithnjë e më shumë kërkojnë udhëheqës të përgjegjshëm, emri...

Kina vazhdon furnizimin me armë dhe municione për Iranin, Rusia gjithashtu në përpjekje për të rimbushur arsenalin iranian

Burime ndërkombëtare raportojnë se Kina po përshpejton dërgesat e armëve dhe municioneve drejt Iranit, në kuadër të mbështetjes së një aleati strategjik dhe anëtari...

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu