MPB vazhdon hetimet për monedhat 2 euro false

Hetimet në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e monedhave të falsifikuara prej dy eurosh, të cilat janë prodhuar në Maqedoni dhe janë dërguar në Kosovë, përfshijnë edhe një shqyrtim të brendshëm nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kjo ministri po kontrollon me kujdes nëse në këtë rrjet kriminal janë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë nga radhët e policisë. Përderisa në qarkullim janë mjaftë monedha të falsifikuara, parashtrohet pyetja se si qytetarët mund t’i njohin këto para false. Sipas ekspertëve të Bankës Popullore, me një edukim të vogël të qytetarëve, këto monedha false mund të njihen lehtësisht.

“Dizajni i monedhave të falsifikuara shpesh duket i paqartë, me shumë gunga dhe gërvishtje dhe forma e tyre është e parregullt. Mbishkrimet në skajet e monedhave origjinale euro janë të mprehta, për njohje më të lehtë nga personat me shikim të dëmtuar, ndërsa në ato të falsifikuara janë të paqarta dhe të panjohura. Nëpërmjet përdorimit të një magneti mund të përcaktoni relativisht lehtë dhe thjesht paratë e falsifikuara”, thonë nga BPRMV.

Pesë ditë më parë, në një aksion të përbashkët, policia e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës në territorin e Kosovës arrestuan Shkëlzim Demirin nga Resnja, polic dhe shofer i ish shefit të departamentit për luftimin e krimit të organizuar në Byronë për Siguri Publike, Veton Kranlievski. Demiri ndodhet në paraburgim në Kosovë, kurse pas arrestimit të tij, në tri dhoma në Shkup janë gjetur disa makineri dhe material tjetër për prodhimin e monedhave false nga dy euro.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

AKI-Strugë: Denoncim për uzurpim të hapësirës publike nga kandidati për kryetar, Mendi Qyra

Një qytetar i Strugës ka reaguar publikisht, duke denoncuar një rast të uzurpimit të hapësirës publike në qytet. Sipas tij, kandidati për kryetar të...

Juventusi shkarkon trajnerin Igor Tudor

Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Së bashku...

Arrestohet drejtori i “Higjienës Komunale”-Shkup, Sabahadin Rustemi

Njësia për Krim Ekonomik pranë SPB Shkup pasditen e sotme ka sekuestruar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim lidhur...

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. BalkanWeb dhe News24 mësojnë,...

Arben Taravari: Ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni është fakt i pakontestueshëm- pas Vuçiçit qëndron Rusia

Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka folur hapur për rrezikun e ndikimit serb dhe rus në Maqedoninë e Veriut,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu