Ndezi zjarr në ambient të hapur, arrestohet 50 vjeçari

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 50 vjeçarin nën dyshimet për ndezje të zjarrit , vepër e dënueshme në bazë të nenit 288 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Më datën 07.08.2024 në ora 12:00 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles, e kanë privuar nga liria S.M. (50) nga fshati Oreshë, komuna Çashkë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 i Kodit Penal”, raporton Ministria për Punë të Brendshme. Në Prokurorinë Publike është paralajmëruar padi për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Ai dyshohet se ka shkaktuar zjarrin më datën 06.08.2024 rreth orës 12:00 në afërsi të fshatit Papradishtë në drejtim të fshatit Oreshë, gjatë të cilit një sipërfaqe e madhe është djegur. Nga ai janë sekuestruar sendet që dyshohet se kanë lidhje me veprën, kurse në një bisedë zyrtare në stacionin policor ai e ka pranuar krimin”, sqaroi Policia.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bardhyl Mahmuti: Micko-ski dhe micko-jat shqiptare

ALARM: NË MAQEDONINË E VERIUT SHQIPTARËT JANË NË RREZIK NGA “MALARJA”! MICKO-SKI DHE MICKO-JAT SHQIPTARE Që në fillim dua të sqaroj lexuesin se shqiptarët që jetojnë...

Nga “kriminel” dhe “Lista e zezë e SHBA-së” te partner qeveritar? Bekim Qoku dhe kthesa politike për Ramiz Merkon

Lista e pavarur e Ramiz Merkos në Strugë është shumë pranë përfshirjes në përbërjen e re qeveritare të Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka...

MAP: Minçev nuk mendoi për ligj të ri për përdorimin e gjuhëve, por për ligjin për përfaqësim të drejtë në sektorin publik

Njoftim nga Ministria e Administratës Publike: Nuk bëhet fjalë për Ligj të ri për përdorimin e gjuhëve, por për Ligjin për përfaqësim të drejtë i...

Mislimi: Ku janë Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, pse nuk e mbrojnë Haqim Ramadanin?

Gazetari dhe pronari i TetovaSot, Rami Mislimi pas kërcënimit nga ana e Mickovskit për shkarkimin e Haqim Ramadanit kandidatit të VLEN në komunën e...

Bajram Rexhepi nis vizitat derë më derë: Zhvillimi i Tetovës është interes i përbashkët, fillojmë më 2 nëntor (VIDEO)

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, gjatë vizitave të sotme derë më derë, theksoi se zhvillimi i Tetovës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu