Grubi për Taravarin: Ai që tradhëton partinë e vet, që kërcen nga prehëri në prehër nuk zhduket nga skena politike por merret me akuza

Pas lajmeve në disa portale se babai i Blerim Bexhetit ishte pjesë e UDB-së ka reaguar Artan Grubi nga BDI ku tha se, në aspektin kombëtar, për Blerim Bexhetin nuk ka asgjë për kontestim dhe për Arban Taravarin tha se, në vend që të zhduket nga skena politike, akuzon Blerim Bexhetin.

“Ai që thotë që lufta e vitit 2001 nuk ka qenë luftë dhe e quan luftën gabim, që tradhëton partinë e vet, që kërcen nga prehëri në prehër, që poshtëroi popullin e vet duke pranuar rolin e servilit, vazalit, puthadorit, në vend se të struket e zhduket nga skena publike e ta ndërpres këtë dëm epokal kombit dhe të drejtave tona, paska akuzuar Blerim Bexhetin sot, edhe atë imagjinoni, në kontekst kombëtar.

Çdo fjalë e shqiptuar nga ju është gënjeshtër, çdo vepër e juaja është tradhëti! Unë dhe Blerimi vërtet kemi dallimet tona për shumë gjëra në politikë, por, në aspektin kombëtar nuk ka asnjë hapësirë për kontestim. Shpifjet e juaja të përditshme e të gërditshme si dhe gjuetia e shtrigave nga mungesa e të arriturave dhe kredibilitetit, nuk ua fshijnë vulën e tradhëtisë në ballë”, tha Grubi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ademi bën thirrje për zgjedhje të parakohshme: Fituesi le të jetë në Qeveri

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka bërë...

Arbër Ademi: VLEN i dha fitoren kumbarës së Johan Tarçullovskit në Luboten

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim. Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin VLEN se ka ndihmuar kandidatin...

Pas mesnate, nafta dhe benzina do të shiten me çmime më të shtrenjta

Derivatet e naftës do të shtrenjtohen nga sonte në mesnatë. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, (KRRE), çmimi i dizelit do të rritet...

Dalipi: Për 50 përqind do të ulë pagesat e licencës për taksistë, për ata elektrikë zero pagesë

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, sot me ekipin e tij ka ka ndaluar tek vendi ku janë pozicionuar taksistët e...

Danelle Arsovska shpërthen: Drejtori i “Higjienës Komunale” u lirua pasi pranoi se “është në zemër dhe shpirt me VLEN

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ne një status publik në Facebook ka shpërther, duke akuzuar se drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” është liruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu