Mirëpret vendimin e Kushtetueses për Vetingun, Haxhiu: Do ta bëjmë reformën e thellë në drejtësi!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të pranueshme kërkesën e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur ma amendamentet për Vetingun në sistemin e drejtësisë.

Sipas një njoftimi të gjykatës të publikuar të premten, tri nga katër amendamente nuk i pakësojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.
“Sot, pranuam Njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve kushtetuese për Vetingun në drejtësi”, ka thënë Haxhiu, përmes një postimi në Facebook.

Ministrja ka thënë se “Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm”.

“Ndonëse për më shumë se 9 muaj vonesë, Gjykata konfirmoi çfarë është përcaktuar për këtë proces jetik për shtetin e së drejtës”.
Ajo tha se ka shumë punë përpara. “Ne jemi të përcaktuar që me vullnet dhe përkushtim të tejkalojmë secilën pengesë që do të na dalë”.

“Në përputhje me zotimet tona, me vullnetin e shprehur qytetar do të bëjmë reformën e thellë në atë çka qytetarët e kërkojnë më së shumti: Drejtësi”, tha Haxhiu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

27-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve...

Fjolla Morina zbulon tatuazhet e shumta që ka realizuar në trup

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila është banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një rrëfim të hapur...

Sibel Halimi për këngën e Llalloshit kushtuar Kurtit: Kur arti humb busullën dhe shndërrohet në propagandë

Sibel Halimi, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga radhët e...

Kurti para mërgimtarëve: Nga 4 milionë euro për FSK-në më parë, mbi 430 milionë në mandatin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para mërgimtarëve se investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme gjatë...

Kurti: Ndihma e Kosovës për Gazën është nisur, 158 mijë vakte për civilët në nevojë

Sot u nisen zyrtarisht ndihmat e Kosoves per Gazen. Ne janarin e kaluar, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se Kosova do te dergoje 500,000...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu