Skandal: I dënuari për dhunë ndaj gruas drejtues në programin për rehabilitimin e kryerësve të dhunës në familje

Zyrtari publik në Ministrinë e Drejtësisë, Pjetër Shala, është i përfshirë në programin e parë kombëtar për kryerësit e dhunës ndaj grave, një rol që ka shkaktuar shqetësime serioze. Ky program, i lansuar nga Ministria e Drejtësisë në nëntor të vitit të kaluar, synon rehabilitimin e kryerësve të dhunës ndaj grave. Megjithatë, Pjetër Shala, i cili është dënuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij në vitin 2022, nuk do të duhej të ishte pjesë e këtij programi.

Në vitin 2022, Shala është shpallur fajtor për sulm ndaj bashkëshortes së tij dhe është dënuar me gjobë nga Gjykata Themelore në Pejë. Sipas aktgjykimit të datës 28 qershor 2022, ai ka pranuar fajësinë për veprën penale të sulmit të kryer ndaj bashkëshortes. Ky aktgjykim është konfirmuar me vendim të formës së prerë në shtator të po atij viti.

Megjithatë, Pjetër Shala është angazhuar në pilotimin e këtij programi, që përfundoi më 29 korrik të këtij viti. Në ceremoninë përmbyllëse të programit, Shala është shfaqur në krah të ministres Haxhiu, siç kishte bërë edhe në lansimin e programit. Ministrja Haxhiu ka deklaruar se programi ka për qëllim ballafaqimin e kryerësve me pasojat e veprimeve të tyre dhe zhvillimin e aftësive të shëndetshme të komunikimit dhe respektit në marrëdhëniet ndërpersonale.

Angazhimi i një personi të dënuar për dhunë në një program që trajton të njëjtën problematikë ka ngjallur shqetësime të mëdha. Shala është dënuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka raportuar për dhunë të vazhdueshme nga ana e tij. Në një deklaratë për policinë, ajo ka treguar se Shala ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj, duke përfshirë sulme fizike të përsëritura dhe kërcënime. Sipas saj, Shala ka tentuar që ajo të mos raportojë dhunën në polici, duke i kërkuar që të largohet nga shtëpia.

Pavarësisht këtyre akuzave dhe dënimit të tij, Shala është caktuar si pjesë e programit për rehabilitimin e kryerësve të dhunës ndaj grave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

Arrestohet një person nga Kumanova në lidhje me rastin tragjik në Tetovë

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi kishte rënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu