Policia Financiare do të hyjë në Qytetin e Shkupit! Do të kontrollojë se si janë shpenzuar paratë për stolisje!

Policia Financiare të hënën do të hyjë në Qytetin e Shkupit në lidhje me prokurimin e stolive për Vitin e Ri, transmeton TV21. Kryetarja e qytetit, Danela Arsovska, informoi se dekorimi i kryeqytetit do të kushtojë 30 mijë euro, shumë më pak në krahasim me vitet tjera.

Pas komenteve në opinion për dekorimin e Vitit të Ri në Shkup dhe reagimeve se nuk është shpallur tender, Qyteti i Shkupit ka dalë me informacione se dekorimi i sheshit të qytetit, rrugëve kryesore dhe pazarit të Vitit të Ri është financuar përmes një thirrje publike, e cila është publikuar në përputhje me aktet dhe rregulloret si të gjitha thirrjet e tjera publike.

Në ndërkohë, ish-kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov përmes një statusi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e kryetares Arsovska. Sipas tij, Shkupi është në proces të shkatërrimit të plotë dhe sugjeron që në pranverë të ketë zgjedhje edhe për Shkupin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me “Republikën Srpska”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditët e fundit në Shkup. Nehat Mustafa, kuadër shqiptar i koalicionit qeveritar VLEN, në cilësinë e drejtorit të...

Kur Meidani nga Tirana apelonte për mençuri dhe largpamësi në Rambuje

Albanian Post ka arritur të sigurojë letrën që Meidani u pati dërguar delegatëve shqiptarë të Kosovës në Rambuje, me detajet tepër largpamëse për kohën Në...

Pakënaqësi në LD për listën e VLEN në Shkup: “Bastioni ynë, por të tjerët përfitojnë”

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e listës së kandidatëve të koalicionit VLEN për Qytetin e Shkupit, e cila ka ndezur debate dhe...

Bujar Bajrami shpërthen pas deklaratës së Kasamit: Nacionalizmi nuk është turp, është vlerë hyjnore!

Shkup - Deklarata e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, para liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinion. Kasami tha se...

Bekim Sali: Çairi po ndryshon!

Deputeti Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me kandidatin e VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, kanë filluar njërin nga projektet më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu