Maqedoni e Veriut: Rritje e re e shpenzimeve për jetesë, inflacioni nuk po bie

Të dhënat e fundit statistikore tregojnë për rritje të re të shpenzimeve për jetesë në Maqedoninë e Veriut, e cila ndikon edhe tek inflacioni. Në kulmin e verës, çmimet tejet të larta në restorante dhe hotele, shpenzimet e larta për transport, mjekim dhe banim e mbajnë inflacionin në një nivel shumë të lartë.

Shpenzimet për jetesë në muajin korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, kanë shënuar një rritje prej 3,0 përqind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 3,9 përqind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të shpenzimeve për jetesë në muajin korrik krahasuar me muajin qershor të vitit 2024 është 0,7%. Nga ana tjetër çmimet me pakicë në muajin korrik krahasuar me muajin paraprak kanë shënuar një rritje prej 1,5%.

Restorantet gjithnjë e më të shtrenjta
Rritja e inflacionit është rezultat i rritjes së shpenzimeve për jetesë tek grupet në vijim: restorante dhe hotele me 5,8%, transport për 4,9%, rekreacion dhe kulturë për 1,2%, shëndetësi, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0,6%, banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për 0,3%, pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0,1%.

Çmimet tejet të larta në restorante dhe hotele, shpenzimet e larta për transport, mjekim dhe banim e mbajnë inflacionin në një nivel shumë të lartë.

Në muajin korrik të vitit 2024, krahasuar me muajin qershor të po këtij viti, ulje e shpenzimeve për jetesë është vënë re tek grupet: veshje dhe këpucë për 0,5%, ushqime dhe pije joalkoolike për 0,2%, komunikime për 0,1%. Shpenzimet për jetesë tek grupet: mobilje, orendi shtëpiake dhe mirëmbajtje e amvisërive dhe arsimim kanë mbetur në të njëjtin nivel si një muaj më parë.

Statistikat vetëm sa i konfirmuan përllogaritjet e publikuara kohëve të fundit nga sindikatat. Gjatë muajit korrik shpenzimet minimale të një familjeje janë rritur për 245 denarë në krahasim me muajin paraprak. Nëse në muajin qershor, sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave një familjeje i nevojiteshin 60.325 denarë për të plotësuar nevojat më elementare, gjatë muajit korrik nuk i mjaftonin as 60.570 denarë.

Shpenzimet më të mëdha bëhen për ushqim
Zakonisht më së shumti para nevojiten për ushqim, për çka në korrik për nevojat elementare një familjeje i janë dashur 22.008 denarë, ndërsa për shpenzime të përgjithshme 6.014 denarë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e një punonjësi në prill të këtij viti ka qenë 41.085 denarë dhe është për 13,7 përqind më e lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar./Portalb.mk nga DW

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu