Profesori amerikan: Me Kurtin askush s’dëshiron të punojë, kjo po i jep avantazh Serbisë

Profesori amerikan, David Kanin ka shprehur shqetësimin e tij për Kosovën. Ai tha se Kosova po udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin askush nuk do të punojë, kjo sipas Kanin po i jep avantazh Serbisë.

“Serbia sërish është shndërruar në shtetin më të rëndësishëm në rajon, që ka marrëdhënie të mira me të gjithë. Kosova, në anën tjetër, udhëhiqet nga një kryeministër me të cilin duket se askush nuk dëshiron të punojë. Dhe kjo i jep avantazh Serbisë”, ka thënë ai.

Duke u kthyer në kohë, konkretisht para 25 vjetëve, kur NATO-ja zhvillonte fushatën bombarduese kundër Serbisë, Kanin potencon se tani Serbia “është gjithçka tjetër veçse humbëse, nuk është aspak e izoluar dhe ka shënuar suksese të shumta në diplomacinë që po ndjek”.

David Kanin nga Universiteti “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka potencuar se këto suksese do t’i mundësojnë presidenti të Serbisë, Aleksandër Vuçiç-it, që të vazhdojë të këmbëngulë në krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili sipas tij është bërë një “obsesion” për diplomatët perëndimorë. Kosova në anën tjetër, sipas njohësit të dinamikave në Ballkan, është “në një situatë shumë të vështirë” meqë në vlerësimin e tij, Kurti “është jopopullor jashtë Kosovës”.

Policia e Kosovës, të hënën, njoftoi për zhvillimin e një aksioni pas informatave të pranuara nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Kështu autoritetet mbyllën nga tri objekte në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok. Aksioni në fjalë u kritikua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian, duke u cilësuar si një veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar i autoriteteve të Kosovës. BE-ja e kritikoi aksionin, duke thënë se ishte një veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar i autoriteteve të Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë

Gazetari Nevri Ademi është thirrur sot në polici për t’u marrë në pyetje, një zhvillim që ka ngjallur reagime nga shoqëria civile dhe personalitete...

Lavrov: Sa ta njohë Evropa Palestinën, s’do ketë mbetur më gjë për të njohur

Zyrtarë të ndryshëm evropianë nuk kanë dhënë ende një reagim të drejtpërdrejtë ndaj këtyre komentimeve Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Evropa...

Saliu:“Kulmi i idiotizmit” Dajxha komandant Thirrje pa procedurë për gazetarin Ademi

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër pasi kolegu i tij, Nevrij Ademi, është thirrur në bisedë informative nga stacioni i policisë në Tetovë. Thirrja...

Krenar Lloga: Sot Tetova Sot, dje Top24 – shembuj të padurueshmërisë ndaj atyre që ua nxjerrin të palarat në shesh

Krenar Lloga nga ASh ka dalë në mbështetje të Nevrij Ademit dhe Tetova Sot, njofton Top24 Ai ka përmendur edhe rastin e kohë më parë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu