Arbër Ademi sfidon VLEN-in: Hiqni të gjitha licencat për lojëra të fatit në 32 vitet e fundit

Sa u përket lojërave të fatit, Arbër Ademi nga BDI tha se, VLEN po mashtron opinionin publik, ku edhe i sfidoi, që në seancën e ardhshme të qeverisë, t’i heqin të gjitha licencat për lojëra të fatit në 32 vitet e fundit.

“Mos mashtroni opinionin

1. Ju, duke qenë vazalë të VMRO-së, nuk e votuat ligjin për mbylljen e lojërave të fatit që ne e propozuam. Me këtë veprim tuajin, ligji nuk u miratua në mandatin paraprak.
2. Licenca nuk jep Lotaria, por Qeveria. Prandaj, po ju sfidojmë, në seancën e ardhshme të qeverisë, hiqni të gjitha licencat për lojëra të fatit në 32 vitet e fundit.
3. VOTONI dhe bindeni edhe VMRO DPMNE që të votoj ligjin e Frontit Europian për mbylljen totale të lojërave të fatit, edhe online, edhe në bastore, lojëra elentronike, kazino.
4. Pse po e mbroni oligarkun serb dhe monopolin e tij edhe në online edhe në bastore e kazino?
5. Çdo gjë tjetër është gënjeshtër, gjueti shtrigash, mashtrim i opinionit si çdo fjalë e juaja dhe secili veprim i juaji nga fushata gjer më sot”, tha Arbër Ademi

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu