Deklaratat për destablizim të vendit, Filipçe: Mickoski po manipulon me qytetarët dhe nxit tensione

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe deklaratës së tij se BDI në vjeshtë po planifikon destabilizim të vendit. Filipçë shkruan në Facebook se Mickoski me këto deklarata po manupulon qytetarët dhe nxit tensione, ndaj kërkon prej tij që informacione të tilla t’i ndaj me institucionet përgjegjëse e jo të bëhët bashkëpunëtor.
Reagimi i plotë:

Nëse Mickoski ka ndonjë informacion për destabilizimin e mundshëm apo prishjen e paqes në vend, duhet menjëherë t’i ndajë me institucionet kompetente. Përndryshe, ai bëhet bashkëpunëtor apo faktor politik që mund të ketë interes në një situatë të tillë.

Informacioni për destabilizimin që kryeministri ka publikuar dy ditë me radhë shkakton trazira te qytetarët dhe është përgjegjësi e tij personale të parandalojë një situatë të tillë. Nëse ai vetë nuk e ndan informacionin, i bëj thirrje organeve hetimore që të nisin procedimet dhe të hetojnë këto pretendime.

Si kryetar i LSDM-së, e cila është parti përgjegjëse, gjithmonë jam kundër çdo forme të destabilizimit. Po kështu, nuk duhet të lejohen manipulimet me ndjenjat e qytetarëve dhe shkaktimi i gjendjes tensionuese, pa veprime konkrete nga shteti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu