Mexhiti: Lajmet e rreme s’kalojnë, flamuri kombëtar qëndron në zyren time

Zv/kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti ka sqaruar përdorimin e simboleve kombëtare në institucionet ku i udhëheqin shqiptarët. Nw emisioni “Pressing” ai tha se, në zyrën e tij si zëvendës kryeministër i parë është i vendosur flamuri kuq e zi, por se kjo nuk është e rregulluar me ligj. Ai tha se, vendosja e flamurit shqiptar në zyret e funksionarëve shqiptarë nuk është arritje e BDI-së, por një praktikë që nga vitet e 90-ta.

“Dje kemi pasur një koordinim në zyrën time të zv/kryeministrit të parë me ministrat dhe zëvendësministrat e VLEN-it dhe mund të hyni aty dhe ta shihni që është flamuri shqiptar. Por kjo nuk është e arritur e BDI-së, kjo ka qenë praktikë nga vitet e 90-ta, ku në zyre është mbajtur flamuri kombëtar. Duhet të sqarojmë se kjo nuk është e definuar me ligj, sepse para qeverisë qëndron flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lajnë lajme të rreme ato se është ndaluar flamuri kombëtar në zyret e zyrtarëve të koalicionit VLEN”, është shprehur Mexhiti.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu