Drejtoresha e re dyshon për sabotazhë në Institutin e Shëndetit Publik

Në ditën e 5 të mandatit të saj si ushtruese detyre, drejtoreshë në Institutin për Shëndet Publik, Marija Andonova dyshon se këtij institucioni kanë tentuar që t’i bëjnë sabotazhë. Frigoriferët në të cilat mbaheshin numër i madh i reagensëve që përdoren për detektimin e sëmundjeve, qëllimisht ose spontanisht thotë ajo, janë hequr nga rryma. Detyra e saj thekson se është të alarmoj, ndërsa e institucioneve, të vërtetojnë situatën faktike. Më tej, tha se po kontrollojnë të gjithë reagensët, për të parë nëse kanë intervenuar në kohë.

Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik

“Dje pas orarit të punës, u njoftova se nuk funksionojnë frigoriferët që gjenden në njërën në repartin e mikrobiologjisë, më saktësisht në bakteriologji. Bëhet fjalë për një frigorifer dhe për një odë në një dhomë të veçantë. Në këtë odë ruhen reagensë mjaftë të rëndësishëm që detektojnë disa sëmindje. Janë fikur direkt nga siguresat në atë korridor ku kalojnë të gjithë ata që punojnë këtu”. Pas këtyre informacioneve është aktivizuar edhe Prokuroria, të cilët thonë se menjëherë kanë formuar lëndë.

Prokuroria Themelore Publike
“Për shkak të seriozitetit të pasojave të mundshme të dëmshme në shëndetin e njerëzve që eventualisht mund të shkaktohej nga një veprim i tillë, si dhe për shkak të mundësisë që bëhet fjalë për vepër penale kundër shtetit si diversion apo sabotim, prokurorët publikë në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike dhe Prokuroria për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, së bashku me hetuesit nga qendrat hetimore të Prokurorisë kanë dalë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore”.

Më tej, bënë me dije se po mblidhet dokumentacioni, zhvillohen biseda me persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe bëhen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe për rezultatet e veprimeve të ndërmarra do të njoftohet edhe opinioni.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu