Ndërkombëtarët i përgjigjen thirrjes së Zelenskyt, mbërrijnë në Ukrainë avionët e parë F-16

Avionët e parë të shumëpritur F-16 kanë mbërritur në Ukrainë, thanë të mërkurën ministri i Jashtëm i Lituanisë dhe një zyrtar amerikan. Kievi ka thënë se dërgimi i tyre do të ndihmojnë në ripërtëritjen e forcës së saj të dobësuar ajrore. Avionët F-16, të prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, kanë qenë në listën e kërkesave kryesore të Ukrainës për një kohë të gjatë, për shkak të fuqisë së tyre shkatërruese dhe zhdërvjelltësisë së tyre. Ky avion luftarak mund të mbajë bomba dhe raketa.

Zjarri masiv kërcënon Afratin, forcat zjarrfikëse greke luftojnë për të mbrojtur banesat
Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis e bëri njoftimin e mbërritjes së tyre në platformën X. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se avionët ishin dorëzuar. Forcat Ajrore të Ukrainës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së agjencisë Reuters për koment. Danimarka është zotuar të dhurojë gjithsej 19 avionë, ndërsa Holanda ka premtuar të japë 24 të tillë. Të dyja vendet kanë qenë forcat nxitëse të një koalicioni ndërkombëtar për të furnizuar Ukrainën me F-16.

Norvegjia ka thënë gjithashtu se do t’i dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16. Pilotët dhe personeli janë trajnuar për përdorimin e tyre, nga partnerët perëndimorë të Ukrainës për muaj të tërë. Ushtria ukrainase është mbështetur tek një flotë relativisht e vogël avionësh të epokës sovjetike, ndërsa lufton për të frenuar agresionin e Rusisë. Zyrtarët ukrainas e shohin paisjen me avionë F-16 si një përmirësim jetik për Forcën Ajrore./VOA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu