Ekstradimi i Demirit dhe Ismailoviqit, Sveçla: Kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë!

Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit nuk ka të bëjë me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës në Shkup me homologun e tij, Pançe Toshkovski.

Sveçla tha se për rastin e dy shtetasve të Maqedonisë në Kosovë, duhet të kërkohet përgjigje nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Rrahje brutale në Han të Elezit: Arrestohet shqiptari nga Maqedonia e Veriut, dyshohet se sulmoi dy persona
“Për rastin që ju e përmendët, unë besoj që është e udhës që të pyetet Ministria e Drejtësisë, dikasteri i cili mbulon këtë fushë, kurse sa i takon arrestimit dhe kërkesës për ekstradim nga Serbia për shtetasin tonë, për raste të njëjta është deklaruar vetë gjykata e Maqedonisë së Veriut. D.m.th. që ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë si dy vende fqinj, dy vende mike, dhe nuk duhet të lejojmë që kërkesat kriminale të një vendi të tretë, që nuk kanë asnjë bazë lidhore as në të drejtën ndërkombëtare, të vështirësojë qarkullimin e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.”, – deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ismailoviqi dhe Demiri akuzohen për vrasjet në liqenin e Smilkovës. Ata janë në Kosovë dhe është lëshuar fletarrest, por përkundër kërkesave, ata deri më tani nuk janë ekstraduar në vendin tonë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu