VLEN: Do të udhëheqim me Drejtorinë për Zbulim Financiar

Koalicioni VLEN njofton opinionin se për herë të parë në historinë e vendit tonë, një institucion kyç për luftën kundër korrupsionit, Drejtoria për Zbulim Financiar, do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar

“Kujtim Ibishi, me një biografi të pastër dhe pa asnjë njollë korrupsioni, do të udhëheqë këtë institucion të rëndësishëm për luftimin e kancerit të shoqërisë sonë – korrupsionin, larjen e parave dhe veprimtarive të tjera kriminale. Angazhimi dhe përkushtimi i tij është një garanci për një drejtim të
drejtë dhe efikas të këtij institucioni.

Koalicioni VLEN ka marrë përsipër këtë përgjegjësi me vendosmëri dhe përkushtim për të udhëhequr këtë institucion kyç. Përmes Drejtorisë për Zbulim Financiar, do të punojmë intensivisht për të realizuar shtyllën tonë programore: luftimin e krimit dhe korrupsionit”, thonë nga VLEN.

Me këtë Drejtori, shtojnë nga atje, po rrumbullakësojmë zinxhirin e të gjitha institucioneve dhe mekanizmave për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Matematikanët janë kthyer në palaço” – Fetai shpërthen ndaj Taravarit

Fetai ia kthen Taravarit: Nuk je as i pari, as i dyti, as i treti, madje as i katërti! Zv/kryeministri Arben Fetai i është përgjigjur...

Ukraina thotë se ia ka goditur Rusisë katër avionë luftarakë në një bazë ajrore

Ushtria e Ukrainës tha të premten se kishte goditur katër avionë luftarakë në një bazë ajrore në rajonin Volgograd të Rusisë qendrore, si pjesë...

Ministri izraelit: Donim ta vrisnin Khamenein, por nuk arritëm të zbulojmë vendndodhjen e tij

KUDS (AA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se ata donin të vrisnin udhëheqësin iranian Ali Khamenei në sulmet 12-ditore ndaj Iranit,...

Skandal – Prind nga Shkupi denoncon: Dëftesa e nxënësit shqiptar, vetëm në maqedonisht në faqen e parë (FOTO)

Shkup, 26 qershor 2025 – M.I, një prind nga Shkupi, ka reaguar publikisht ndaj një vendimi të ri në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në...

SHBA miratoi 30 mln dollar për grupin e ndihmës për Gazën

Shtetet e Bashkuara njoftojnë se kanë miratuar 30 milionë dollarë financim të drejtpërdrejtë për grupin kontrovers të mbështetur nga Izraeli që ofron ndihma në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu