Polici i Maqedonisë bashkë me një grua gjuajtën me armë në aheng, policia me kallëzim penal

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj policit nga Radovishi me iniciale M.K. dhe gruas me iniciale A.D., gjithashtu nga Radovishi. Polici në fjalë, bashkë me gruan, kanë gjuajtur në një aheng me armë zyrtare. Departamenti për Kontroll të Brendshëm në MPB do të kërkojë që polici të largohet nga puna.

“Me datën 25.07.2024, rreth orës 00:00 në oborrin e shtëpisë në Radovish, i raportuari i parë, M.K., zyrtar policor në Departamentin e Policisë në Radovish, i cili nuk ishte në punë, me pistoletën e tij zyrtare ka shtënë në ajër pesë plumba, pas çka e raportuara e dytë, A.D. duke e mbajtur armën, së bashku me të denoncuarin e parë, kanë qëlluar me katër plumba në ajër, duke shkaktuar rrezik për jetën dhe trupat e të pranishmëve. Ngjarja është regjistruar me celular nga një person i tretë, i cili ia ka dërguar regjistrimin A.D., e cila e ka publikuar në një rrjet social”./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

Skandal në KQZ: Anëtarët maqedonas shkelin ligjin dhe mbivotuan shqiptarët për uljen e numrit të këshilltarëve

⛔️ Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet një praktikë e rrezikshme: anëtarët maqedonas të KQZ-së po mbivotuan përfaqësuesit shqiptarë, Ditmire...

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu