Stoilkoviç tha se është putinist, Ibrahimi citon Skënderbeun: Atë nuk e sollëm ne, e gjetëm mes jush

-Ky shtet nuk ec rrugës nga Beogradi, por ec rrugës nga Berlini e nga Parisi, këtë e tha mes tjerash Zeqirija Ibrahimi në Daily Click në komentin e deklaratës së ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviç, i cili tha se është putinist. Ibrahimi thotë se ai nuk është produkt i këtij koalicioni, por që në qeveri ka qenë që nga periudha kur në pushtet ishte VMRO-ja dhe BDI-ja.

“Kemi deklaruar edhe më parë, siç është ajo thënia e Skënderbeut kur kthehet në Krujë që “Lirinë nuk e solla unë, por atë e gjeta në mesin tuaj”, kjo i bie të themi se Stoilkoviçin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm mes jush. Stoillkoviçi nuk është prodhim i joni, ai është aty për shkak që aty ka qenë vazhdimisht, por sot po e shohim ne”, deklaroi Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se ai edhe pse është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk ka fuqi që ta ndryshojë kursin euroatlantik të vendit.

“Realisht nuk ka mundësi që për shkakun e tij, të ndryshojë kursi euroatlantik i këtij vendi, shumë më shpejtë ai mund të shkojë në Rusi, sesa të ndryshojë kursi i Maqedonisë së Veriut”, pohoi Ibrahimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Helikopteri jordanez rrëzoi një dron iranian!

(Video) helikopteri jordanez🇯🇴 rrëzoi një dron iranian i cili ishte drejtuar drejt tel avivit!

Irani ka gati raketat kundër Amerikës

Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për sulme kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të...

B-2, bombarduesit që mbajnë “superbombën” kundër bunkerëve të thellë

Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin e saj kundër vendeve armiqësore. Dhe më pas u modifikua për...

Edhe një gënjeshtër nga VREDI për kapital politik në zgjedhjet komunale!

Kohë më parë shefi i shtabit zgjedhor i kampit vredist efendi Adnan Azizi, deklaroi në një fjalim "patriotik" se ligji për "branitellët" nuk do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu