Goditet me thikë një polic, ndërhyri gjatë një rrahje masive në Kumanovë

Është lënduar me thikë polici i cili kishte intervenuar gjatë një rrahje massive në qendër të Kumanovës, gjegjësisht te ndërtesa e ish-Komitetit. Gjashtë persona janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor të Kumanovës, për shkak të rrahjes masive, respektivisht për shkak “të prishjes së qetësisë dhe rendit publik”.

“Mbrëmë rreth orës 21.00, policët e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, i kanë arrestuar А.B.(30), RI.(41), D.М.(23), F.А.(30), I.B.(38) dhe Xh.S.(40), të gjithë nga Kumanova. Paraprakisht, ata e kanë prishur qetësinë dhe rendin publik, pas një përleshje fizike. Në përleshje është përfshirë edhe një e mitur, e cila me këtë rast ka përdorur mjet të fortë, me anë të së cilit e ka lënduar edhe policin gjatë ndërhyrjes. Të gjithë personat e përfshirë në rrahje, janë mbajtur në stacion, kurse pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, do të ndëmerren masat e nevojshme ligjore”, thuhet në Kumtesën e Policisë së Kumanovës./Portali: “Kumanova Sot”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu