Prishet dhe merr flakë një autobus i NTP-së

Një autobus i Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” është djegur sot në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh” në Komunën e Butelit. Informacionin për “360 gradë” e ka konfirmuar drejtori i NTP “Shkup”, Dragi Kushovski.Ai thotë se në autobus nuk ka pasur pasagjerë në momentin që ka rënë zjarri.

Sipas Kushovskit, autobusi fillimisht është prishur, më pas është thirrur shërbimi i kompanisë, por në momentin që ka mbërritur, automjeti ka marrë flakë. Sipas informacioneve jozyrtare, autobusi ka marrë flakë për shkak të defektit në instalimin elektrik.

Drejtori thotë se rasti është duke u hetuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe se duhet pritur raporti zyrtar për shkakun e zjarrit të autobusit. Nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit konfirmojnë se me një veturë kanë intervenuar dhe kanë fikur zjarrin në autobusin e djegur të NTP-së në kryqëzimin e bulevardit “Hristijan Todorovski-Karposh” me rrugën “Ferid Bajram” në lagjen Butel.

Autobusi që u dogj sot është një nga autobusët e zakonshëm njëkatësh që janë sjellë nga Ukraina. Ndryshe, ky është autobusi i dytë i NTP “Shkupi” që ka marrë flakë në dhjetë ditët e fundit. Nëntë ditë më parë, një autobus ka marrë flakë në stacionin hekurudhor në Shkup. Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka rënë në pjesën e pasme të motorit, më pas është thirrur menjëherë një zjarrfikës.

Incidenti i sotëm është i treti gjatë këtij muaji me një automjet të NTP-së. Më 8 korrik, një autobus dykatësh i NTP-së goditi bordurë betoni në kryqëzimin pranë qendrës tregtare “Mavrovka” dhe bibliotekës universitare “Shën Kliment Ohrit” në qendër të Shkupit. Shoferi më pas u ankua publikisht se automjeti ishte me defekt, ndërsa sindikata akuzoi se automjetet me defekte teknike po lirohen nga depoja, me nënshkrim dhe vulë se janë të sakta./Portalb.mk.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu