Mickoski dush të ftohtë VLEN-it, për ndryshimet kushtetuese: Nuk pranoj ultimatume!

Edhe përkundër pretendimeve të koalicionit “VLEN” se mbeten në të ashtuquajturat afat gjashtëmujor për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski u përgjigj se nuk punon me ultimatume. Kur para pak kohësh u riaktivizua ideja e ndryshimeve kushtetuese me vonesë në zbatim, VLEN në një përgjigje me shkrim përshëndeti VMRO-DPMNE-në për shqyrtimin e modaliteteve dhe shtoi se mbeten në afatin e dhënë, pas çka do të shqyrtohen hapat e ardhshëm.

“Unë besoj se brenda 6 muajve të parë të Qeverisë, kryeministri do të zbulojë modelin sipas të cilit do të gjendet zgjidhja për ndryshimet kushtetuese në mënyrë që atë të realizohen dhe përfundimisht të hapim negociatat me Bashkimin Evroian”, tha Arben Fetai.

“Unë me afate dhe ultimatume nuk funksionoj në jetë. Qëndrimi jonë është parimor dhe i qartë dhe këtë e di edhe gjithë Europa, e gjithë bota e di dhe ishte në programin e partisë në zgjedhje. Ne morëm vota nga qytetarët, nuk morëm vota si rezultat i ultimatumit. Unë nuk funksionoj ashtu, e as VMRO-DPMNE-ja”, tha Hristijan Micksoki. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe kërkoi që Micoski të përgjigjet se nëse kur ka biseduar me krerët bullgar Rumen Radev dhe Dimitar Gllavçev ka arritur që të sigurojë kushte më të mira për negociata me BE-në.

“Ata premtuan kushte më të mira në negociata dhe kornizë më të mirë negociuese. Ne këtë do ta presim dhe do të mbështesim çdo përpjekje që kjo të arrihet dhe VMRO-DPMNE-ja, në përputhje me premtimet, por nuk do të mbështesim bllokadë të procesin me asnjëfarë preteksti”, deklaroi Venko Filipçe.

Ndërkaq, MPJ e Bullgarisë dje njoftoi se zëvendësministri i Punëve të Jashtme Ivan Kondov është takuar me të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratzin. Kondov tha se Bullgaria nuk do të devijojë nga ajo që është rënë dakord deri më tani dhe i bëri thirrje vendit që të respektojë konsensusin e arritur në vitin 2022. Kondov e siguroi Sarazin se Bullgaria nuk ka ndërmend të parashtrojë kërkesa të reja, dhe mos përmbushja e obligimeve të marra deri më tani vetëm e pengon procesin e integrimit evropian të Maqedonisë./tv21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Për çka u dakorduan mbrëmë Ramiz Merko dhe Mendi Qyra? Takim i kërkuar nga VMRO përmes Merko

LAJM I FUNDIT: Për çka u dakorduan mbrëmë Ramiz Merko dhe Mendi Qyra? Takim i kërkuar nga VMRO përmes Merkos Burime të sigurta për...

Grupi i katërt i mërgimtarëve niset drejt Strugës për të mbështetur Arsim Dalipin

Valë entuziazmi nga diaspora për zgjedhjet në Strugë! Grupi i katërt i mërgimtarëve është nisur sot drejt vendlindjes për të dhënë mbështetjen e tyre...

Mendi Qyra përpiqet ta fshehë viskin, por fotoja e nxjerr zbuluar!

Një fotografi e Mendi Qyrës po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale. Në pamje, ai shihet në një ambient shoqëror, ndërsa sipas komenteve të...

Arsim Dalipi: Me numrin 4 për një Strugë më të bukur dhe më të ndershme

Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Arsim Dalipi, në prag të ditës së votimit ka ndarë një mesazh të sinqertë për qytetarët struganë....

Policia e Kosovës arreston policin serb në pikën kufitare të Jarinjës

Njësitë e sigurisë së Kosovës kanë arrestuar sot në pikëkalimin kufitar të Jarinjës një pjesëtar të Policisë së Serbisë, i cili tentoi të hyjë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu