Hetimi për vrasjet Vanja-Zhezhovski ka përfunduar, prokuroria kërkon bashkimin e procedurave gjyqësore

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup i ka dorëzuar të dyshuarit kryesor për rrëmbimin e dyfishtë dhe vrasjen brutale të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski, njoftim për kryerjen e hetimeve, transmeton Portalb.mk.

“Me kaq përfundon afati ligjor i mbrojtjes për të këqyrur provat. Pas skadimit të këtij afati dhe paraqitjes së akuzës, prokurori publik do të propozojë bashkimin e procedurës gjyqësore ndaj gjithsej pesë të pandehurve për këtë ngjarje penalo-juridike, sepse ekzistojnë baza ligjore të parapara me nenin 28 të Ligjit për Procedura Penale. Për të mundësuar veçantinë e procedurës, prokuroria do të kërkojë shtyrjen e seancës së caktuar për 30 korrik ndaj katër të akuzuarve paraprakisht”, thonë nga Prokuroria.

Procedura hetimore ka përfunduar edhe për një personin tjetër që dyshohet se ka ndihmuar pas kryerjes së krimit. Procedura ndaj tij do të zhvillohet veçmas.

E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.

I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.

Të akuzuar janë edhe Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishov.

Stefan Dimovski, nga ana tjetër, dyshohet për veprën e ndihmës së kryerësit pas kryerjes së veprës penale, sepse Palevskin e ka çuar nga Serbia, përmes Bullgarisë për në Turqi. Më 12 mars iu hoq masa e paraburgimit pasi siç sqaroi atëherë Prokuroria, për shkak të llojit të krimit dhe dënimit të paraparë, nuk ka mundësi ligjore që të vazhdojë ta durojë këtë masë për sigurimin e prezencës.

Mes të pandehurve është edhe babai i të vrarës Vanja, Aleksandar Gjorçevski, i cili pas disa muajsh qëndrimi në burgun e Shutkës tashmë ndodhet në arrest shtëpiak pasi Gjykata e Lartë la në fuqi ankesën e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu