Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom.

Bashkëbiseduesit këmbyen opinione mbi zhvillimet politike në vend e rajon, zgjedhjet e 8 majit si dhe zhvillimet pas zgjedhore në Maqedoninë e veriut, integrimin europian, legjitimitetin etnik zgjedhor, etj.

Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadoren Melsom për qëndrimin e palëkundur të Bashkimit Demokratik për Integrim mbi ndryshimet kushtetuese dhe integrimin Europian nëpërmjet të respektimit të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, atë të Prespës dhe të Ohrit.

Lideri Ahmeti theksoi rëndësinë e legjitimitetit ndëretnik të institucioneve të vendit si rezultat i procesit zgjedhor dhe në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Rrethanat në Maqedoninë e veriut janë shumë specifike dhe rregullohen me marrëveshje paqësore, prandaj dhe çdo mosrespektim, sjell pasoja mbi stabilitetin dhe legjitimitetin e institucioneve.

Z. Ahmeti njoftoi Ambasadoren norvegjeze për angazhimin e ekspertit të së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare z. Paul Williams, i cili njihet edhe si autor i Marrëveshjes së Ohrit, për të draftuar një platformë mbi legjitimitetin ndëretnik të institucioneve qëndrore e lokale bazuar mbi rezultatet zgjedhore dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Ndryshe, humbet arsyeja e pjesëmarrjes në procese zgjedhore të komuniteteve në vendin tonë nëse përfaqësuesit e tyre përcaktohen me diktat nga komuniteti më i madh, si në kohërat e njëmendësisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zjarr dhe të shtëna pranë Kuvendit të Serbisë, një i plagosur

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave të mërkurën pranë Kuvendit të Serbisë në Beograd gjatë një incidenti ku shpërtheu edhe zjarri...

Shqipëria, vendi me performancën më të lartë në rajon – BE-ja i jep 100 milionë euro sipas Planit të Rritjes Ekonomike

Bashkimi Evropian ka disbursuar 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi vendi ka arritur një nivel...

OBSH: Kriza shëndetësore në Gaza do të zgjasë për “gjenerata”

Gaza po përjeton një "katastrofë" shëndetësore që do të zgjasë për "brezat që do të vijnë", paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të...

Rama bën shaka me Spajiqin: Mali i Zi më i vjetër se Greqia

Në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Londër, në kuadër të Procesit të erlinit, është shënuar një përplasje e pazakontë...

Simulim i rezultatit të zgjedhjeve lokale, i përkthyer në mandate deputetësh: VMRO 52, LSDM 21, AKI 20, VLEN 15

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, është bërë një simulim i ndarjes së mandateve sikur këto vota të ishin për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu