Reagime në të gjithë botën pas tërheqjes nga gara të Biden – Liderët evropianë vlersojnë figurën e Biden

REAGIME NË TË GJITHË BOTËN PAS TËRHEQJES NGA GARA TE BIDEN

Politika amerikane dhe ajo evropiane ka reagur për tërheqjen nga gara presidenciale të Joe Biden pas javësh presioni për shkak të shqetësimetve për moshën dhe gjendja e tij fizike.

Tërheqja nga gara presidenciale e Joe Biden ka shkaktuar një valë reagimesh në rradhët e politikës dhe jo vetëm.

Me një deklaratë në rrjetin X, ish-presidenti demokrat Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton vlerësuan karrierën e jashtëzakonshme të presidentit Biden dhe dhanë mbështetjen e tyre për kandidimin e nënpresidentes Harris.

Edhe ish-Presidenti Barack Obama shprehu vlerësimin e tij për Presidentin Biden.”Fakti që ai e pa relievin politik të krijuar dhe arriti në përfundimin që t’ia kalojë pishtarin një kandidati të ri është padyshim një nga vendimet më të vështirat në jetën e tij. Por unë e di që ai nuk do ta merrte këtë vendim nëse nuk do të besonte se ishte vendimi i duhur për Amerikën. “, theksoi Obama në deklaratën e tij.

Ndërsa guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, e cilësoi Bajden një president të jashtëzakonshëm.

Reagime nuk pati vetëm nga politika amerikane por edhe nga liderë të huaj.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, shkroi në rrjetet sociale se presidenti Biden është një njeri i shkëlqyer dhe udhëhiqet nga dashuria e tij për vendin.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkroi se presidenti Biden ka arritur shumë për vendin e tij, për Evropën, për botën.

“Falë tij, bashkëpunimi transatlantik është i ngushtë, NATO është e fortë dhe SHBA-ja është një partner i mirë dhe i besueshëm për ne. Vendimi i tij për të mos kandiduar më, meriton mirënjohje”, shkroi kancelari gjerman.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, reagoi duke thënse se “Ukraina i është mirënjohëse presidentit Biden për mbështetjen e tij të palëkundur për luftën e Ukrainës për liri, e cila, së bashku me mbështetjen e fortë dypartiake në Shtetet e Bashkuara, ka qenë dhe vazhdon të jetë thelbësore”.

Ndërkohë, ukrainasit kundërshtojnë kandidaturën e Trump. Ata thonë se Biden ka bërë shumë për Ukrainën.

“Ka shumë tregues se Trump nuk do ta ndihmojë shumë Ukrainën, jo siç bëri Biden , i cili ndonjëherë ishte i ngadaltë, por ndërmorri hapa të rëndësishëm”, tha Andriy i Kievit.

Ndërsa rusët e intervistuar nga gazetarët e agjencisë Reuters në qendër të Moskës shprehën shpresë dhe indiferencë kur komentuan vendimin e Presidentit të SHBA Joe Biden për të mos kërkuar një mandat të dytë.

“Unë mendoj se marrëdhëniet do të ndryshojnë për mirë. Trump mund të ndalojë furnizimin me armë në Ukrainë dhe, ndoshta, lufta do të ndalojë . Kjo është ajo cfarë shpresoj të ndodhë”, tha Alla Gorevanova, banore nga Moska.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se Moska është më e përqendruar në fitoren e luftës në Ukrainë sesa në rezultatin e zgjedhjeve amerikane./tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu