Ideja BDI-së për ndarje rajonale – Taravari: 22 vjet ka qenë në pushtet, pse nuk e zbatoi?

“Idetë e BDI-së janë vetëm për të krijuar huti dhe skepticizëm”. Kështu Arben Taravari nga VLEN i komentoi paralajmërimet që dalin nga BDI, se janë duke analizuar modele për ndarje rajonale të shtetit, si modeli i Belgjikës ose Irlandës së Veriut. Taravari shtoi se BDI ka pasur kohë 22 vite në pushtet të realizojë gjëra të tilla, e jo tani kur janë në opozitë.

“BDI 22 vjet ka qenë në pushtet, në qeveri, asgjë prej kësaj që e thotë sot nuk e ka implementuar, as që i ka ra në mend. Tash që janë në opozitë për dy muaj, veç u kujtohen ide të ndryshme. Unë nuk jam kundër ideve, idetë janë të mira por 22 vjet duke qenë në pushtet nuk e ke menduar aspak decentralizimin që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, mos të flasim tash për rajonalizimin. Ne e kemi dhënë moti idetë për funksionimin më të mirë të shtetit në kuptim të decentralizimit fiskal dhe përsëri e kemi në program, këto tash kur janë në opozitë ju kujtohen ide që janë rëndë të realizueshme”, tha Arben Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Atmosferë elektrizuese në Morinë! Tifozë të zjarrtë të Kombëtares mbërrijnë në Shqipëri

Pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë...

Atmosferë festë në Qafë Thanë/ Tifozët drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Forca! Presim fitore… (VIDEO)

Sot është një ditë e madhe për shqiptarët, pasi Kombëtarja jonë përballet me Serbinë, në një nga sfidat më të shumëpritura të kampionatit. Një...

Panduri: Skandali në KOSTT thellohet: Qeveria heton rrjedhjen e informacionit, jo kapjen e institucionit

Pas dokumenteve tronditëse që zbuluan lidhje familjare, nënshkrime të koordinuara dhe email-a që dëshmojnë për një kapje sistematike të KOSTT-it, situata po përkeqësohet edhe...

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Komandēs dhe Shtabit të Përgjithshëm në Amerikë

Major Gëzim Osmani ka diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) të Ushtrisë Amerikane duke marrë titullin Master në Studime Operacionale...

Mavraj: Çuna, luani futboll! Lufta ka mbaruar, Kosova është e jona përgjithmonë

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, u ka dërguar mesazh futbollistëve para ndeshjes me Serbinë. Mavraj në Instagram ka shënuar se: “Lufta ka mbaru,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu