Dhuna në Kuvend: Pandov ua pezulloi dënimet disa të dënuarve për rastin e 27 Prillit

U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve, Aleksandar Pandov, pezullon nga dënimi disa nga të dënuarit për rastin e 27 prillit. Sipas burimeve jo zyrtare në mesin e të liruarëve është edhe Mitko Çavkov Ish Ministër i Punëve të Brendshme i dënuar për terorizëm.

U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve, Aleksandar Pandov, në dy javët e fundit ka kryer disa pezullime të dënimeve, për arsye shëndetësore. Pandov tha se, pjesa më e madhe prej tyre janë të dënuarit në rastin e “27 prillit”. Pas burimeve jo zyrtare në mesin e të liruarëve është edhe Mitko Çavkov Ish Ministër i Punëve të Brendshme i dënuar për terorizëm.

Aleksandar Pandov, U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve 17:38

“Si ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, nëse vjen kërkesë nga ndonjë i burgosur për ndonjë problem akut shëndetësor, nuk kam të drejtë ta refuzojë. Është fakt se, 4-5 persona, prej që jam unë drejtor, kanë dorëzuar kërkesa që i kam nënshkruar. Ka një apo dy persona që nuk janë nga 27 prilli”.

Pandov ka sjellë këtë vendim të bazë të nenit 73, i cili parasheh që të dënuarve t’u pezullohet dënimi me burg, në rast se po përballen me sëmundje akute.

Neni 73

“Persona të dënuar të cilët vuajnë dënimin me burg, drejtori i Drejtorisë në afat sa më të shkurt kohor, ndërsa jo më gjatë se 30 ditë, sjell vendim për pezullimin e mbajtjes së dënimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nëse ka nevojë apo gjendet në trajtim spitalor për ndonjë sëmundje më të rëndë akute, varësi apo lindje”.

Rasti i 27 prillit ka të bëjë me dhunën në Kuvend, kur protestuesit u futën në objektin e Kuvendit dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët. Të akuzuarit për këtë rast, ngarkohen me veprën penale terrorizëm. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Nga sulmet e Arsovskës te izolimi nga Mexhiti – Visar Ganiu mbetet pa mbrojtje”

Shkup- Krizat e brendshme brenda kampit shqiptar në pushtet po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Marrëdhëniet mes kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, dhe...

Gara e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, si betejë për legjitimitet!

Më 19 tetor, në "državën Severna" do të mbahen zgjedhjet lokale, ku në këtë garë të fortë mes dy blloqeve etnike dy aktorët...

Moment i sikletshëm: Njeriu i dytë i shtetit s’arrin ta gjejë vendin për disa minuta në ceremoninë e KFOR-it

Njeriu i dytë i shtetit, kryeparlamentari Dimal Basha, ka qenë i ftuar në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Por, me të arritur në...

Gjykata Supreme e Holandës urdhëron rishikimin e licencës për shitjen e pjesëve të aeroplanëve në Izrael

Gjykata Supreme e Holandës e urdhëroi Qeverinë të premten që t’i rishikojë politikat e saj në lidhje me eksportimin e armëve në Izrael. Gjykata nuk...

Premtimi që nuk u mbajt nga VREDI!

Para një viti e gjysmë entuziastët vredistë premtonin se me ne në qeverinë e koalicionit ndryshimet kushtetuese dhe 20% i turpit do të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu