Miku i Faton Hajrizit dyshon që ai mund të jetë gjallë

Erkin Morina, dyshon se miku i tij nuk është vrarë nga policia e Serbisë, të premten në Loznicë. Ai në emisionin Kosova Today në Klan Kosova, tha se dyshimet e tij bazohen te fakti që institucionet shtetërore serbe ende nuk e kanë identifikuar viktimës dhe se ende nuk e kanë kthyer kufomën e tij në vendlindje.

“Ajo që më bën të dyshoj është që institucionet e sigurisë ende qe disa ditë nuk kanë arritur të identifikojnë kufomën. Unë i falënderoj institucionet e Kosovës që kanë bërë kërkesë që të identifikohet trupi dhe të kthehet në vendlindje trupi i Fatonit”, tha ai në Klan Kosova.

“Ajo që më bën të dyshoj se edhe pse kanë kaluar këto ditë, ende nuk është kryer identifikimi”, theksoi miku i Faton Hajrizit. Morina tha se Hajrizin e kujton si shok besnik dhe njeri të mirë.

“Unë e mbaj mend si një shok besnik, i cili gjithmonë i ka treguar parimet e tij të burrnisë. Ajo që më ka bërë përshtypje është se gjatë kohës në burg, ai ka qenë i interesuar t’i kthehej jetës familjare dhe ka pasur ambicie që ta përfundojë edhe fakultetin pasi që e kreu shkollën e mesme”, tha Morina. Ndërkaq, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha të premten se personi i vrarë në Lloznicë të premten në mesditë është identifikuar si Faton Hajrizi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu