Dy kompani do të mbeten pa licencë për lojëra të fatit! Koçoska: DAP nuk është përgjigjur për kërkesën për kontroll të kompanive

Dy kompanive për organizimin e lojërave të fatit do t’u merret licenca. Ministrja e financave, Gordana Koçoska Dimitrievska thotë se procedura aktualisht është në Qeveri. Ata nuk kanë paguar detyrime dhe taksa mbi të ardhurat personale nga fitimet e paguara. Kontrolli i jashtëm i DAP-it ka konstatuar se njëra prej kompanive nuk ka paguar taksa që nga korriku i vitit 2022, kur është themeluar. Nuk dihet shuma për të cilën është dëmtuar buxheti, kjo tani do të llogaritet.

“Ministria e Financave në vitet e kaluara vazhdimisht ka dorëzua kërkesa urgjente dhe shkresa në DAP dhe as një herë nuk ka marrë përgjigje as për shkresë e as për kërkesë urgjente. Kemi marrë përgjigje për herë të parë pas ardhjes së drejtores së re dhe për këtë mund të them… A ka pasur ndonjë dëm? Ka dëm, sepse nuk janë paguar detyrimet bazë, ndërsa deri në çfarë mase është bërë dëmi duhet të përcaktojnë organet kompetente”, theksoi Gordana Koçoska-Dimitrieska, ministre e Financave./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu