Pandov për burgun e Shutkës: Të burgosurit hyjnë dhe dalin kur të duan

U.d. drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov sot informoi se natën më datë 19 të këtij muaji është bërë mbikëqyrje e jashtëzakonshme në Burgun “Shkupi”, i njohur si burgu i Shutkës, duke shtuar se është konstatuar se lista me të burgosurit që kanë marrë nga policia nuk korrespondon me gjendjen aktuale që kanë hasur aty.

Pandev tha se 11 të burgosur nuk ishin në qelitë e tyre, ndërsa gjendja ishte e ndryshme nga ajo që kanë marrë në listë dhe në repartin gjysmë të hapur dhe gjysëm të hapur, si dhe në lavanderi. Ai informoi se katër të burgosur aktualisht janë në arrati.

Në konferencën e sotme për media, ai potencoi se disa të burgosur kanë dalë dhe kanë hyrë në burg sa herë që kanë dashur. Sipas tij, policët e burgut kanë deklaruar se të burgosurit sistemohen me urdhër verbal të drejtorit Filip Andov – Sokol, për të cilin tha se do të kërkojë të shkarkohet. Pandov thotë se në këtë burg ka shtatë vite që nuk është bërë kontroll dhe se aktualisht në burg janë dy nëpunës për të marrë materialin nga video mbikëqyrja.

“Pablo Escobar në periudhën e fuqisë së tij më të madhe, në Kolumbi, në vitet e ’80-ta, po në burg privat, por rrinte në burg. Ai nuk kishte të drejtë të dilte nga burgu, siç kanë këta të burgosur. Nga 118 të burgosur. Ne shkuam nga një pjesë, qeli për qeli u thirrën të burgosurit, 11 të dënuar nuk ishin prezent në qelitë e tyre. Nga polici i burgut në hyrje të burgut, deri te i fundit që e takuam atje, konfirmonte se i vetmi…si quhej Filip Andov, i njohur si Sokoli, ish-këshilltar për siguri i ish-kryeministrit Zoran Zaev, se ai është personi që i jep urdhrat se cili i burgosur, ku të jetë”, deklaroi mes tjerash Pandov.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu