Avokati kosovar: Nëse më autorizon familja e shteti, mund të shkojë në Serbi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit

Avokati kosovar, Arianit Koci, ka shprehur gatishmëri që nëse autorizohet nga familja Hajrizi dhe shteti i Kosovës, do të niset për Serbi, për ta zbardhur çështjen, të vërtetën, identitetin dhe mbi të gjitha për të kërkuar kthimin e trupit të Faton Harjizit në Kosovë, gjegjësisht tek familja.

“Pa e paragjykuar të kaluarën e Fatonit, për ta ndërprerë këtë ping-pong që po ndodhë, unë në formën më njerëzore e humanitare, nëse më autorizon familja Hajrizi dhe shteti im, jam gati të nisem për Serbi për të ndihmuar çështjen, respektivisht të vërtetën, në identifikim, në zbardhje të informacioneve të qëndrueshme e mbi të gjitha, pas verifikimit, në kthimin e kufomës së të ndjerit tek familja në Kosovë’, tha Koci në ‘RADIO 1’.

Edhe Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu sot tha se informacionet janë kundërthënëse dhe nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë. Haxhiu tha se nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në sondazhin e fundit, Kasami “VLEN” sa Mexhiti dhe Gashi bashkë

Në sondazhin më të fundit të publikuar nga Europe Elects për skenën politike në Maqedoninë e Veriut, partia Lëvizja BESA e Bilall Kasamit është...

Sondazhet në bllokun shqiptar: Fronti (BDI + Sela) 12,2%, VLEN 7,7%, ndërsa Taravari 3,5%.

Sipas një sondazhi të realizuar nga Europe Elects, në bllokun politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, koalicioni Fronti Evropian (BDI + Sela) mban epërsinë...

BDI: Qeveria vazhdon me avazin e vjetër: fajin e vet e mbulon me shpifje ndaj shqiptarëve dhe BDI-së

Për gjithçka që nuk funksionon në këtë shtet, fajtorë qenka BDI-ja dhe shqiptarët. Për ngjarjet e 28 Nëntorit, fajtor BDI. Për Koçanin, fajtor BDI....

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Ismet Durmishi

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Durmishi. Për vdekjen e tij ka shkruar nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili thotë se...

Ibrahimi për akuzat ndaj BDI-së lidhur me zjarret: Mizën nën kapuç!

Një reagim i fuqishëm ka ardhur nga kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, lidhur me incidentet e fundit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu