Ilire Dauti publikon listingun: Ne votuam kundër branitellave, Snopçe nuk votoi

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në seancën e Komisionit për marrëdhënie mes komuniteteve në Kuvend, ka kërkuar që Halil Snopçe t’i kërkojë falje asaj për siç thotë, shpifjen se gjoja Dauti ka votuar “pro” rendit të ditës ku pjesë ishte edhe ligji për branitellat. Dauti tha se ka dallim mes votimit të rendit të plotë të ditës dhe votimit për futjen e një pike konkrete në rend dite.

“Halil mos shpif! Ja faktet, kërko falje dhe pranoje turpin
Ka dallim votimi për rendin e plotë të ditës, ku ka edhe pika të tjera me interes për qytetarët dhe votimi për futjen e një pike konkrete në rend dite. Rikujtoj, gjatë propozimit për futjen e Ligjit për branitella në rend dite me procedurë të shkurtuar, ne deputetët e ASH votuam kundër, ndërsa Halil Snopçe nuk votoi kundër. Po për rendin e ditës në tërësi pastaj votuam sepse kishim pika me interes për qytetarët dhe propozimet tona. Ne edhe në trupat e tjerë dhe në seancë, për ligjin në fjalë do të votojmë kundër, por ju ku do të fshiheni përsëri, për t’i mundësuar VMRO-së shumicë më të lehtë!?”, tha Dauti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ilaz Leskovica: Dega e BDI-Çair ka nevojë për reforma urgjente, ndryshe ju pret opozita dhe harresa politike

Ilaz Leskovica kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj Degës së BDI...

Opinion nga Kim Mehmeti: Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i paqartësive. Kështu për shembull, edhe sot e kësaj dite është e paqartë përqindja e saktë e...

Sebar Mustafa jep dorëheqje nga Alternativa në Lubeten: “Nuk jam fasadë për interesat e ngushta të disa individëve”

Lubeten, 12 gusht 2025 – Sebar Mustafa ka bërë publike dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Lubeten, duke...

ASH e Selës: Në kuvend u konfirmua, kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe është monoetnike

Kuvendi nuk arriti të votojë ndryshimet e kodit zgjedhor për të përcaktuar përqindjen e nënshkrimeve të mbledhura për kandidatët e pavarur, edhe pse mblodhi...

ASh Sela: Qeveria VMRO-VLEN, Qeveri e inflacionit dhe shkatërrimit të ekonomisë familjare

ASh Sela ka reaguar për normën e inflacionit, njofton in7.tv “Qeveria aktuale për vetëm një vit ka shkatërruar ekonominë e vendit e veçanërisht atë familjare...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu