Pishina e Ohrit ka fatin si të autostradës, ndërtohet që nëntë vite

Pishina e mbyllur në Ohër ka fatin e njëjtë me autostradën Kërçovë-Ohër dhe është duke u ndërtuar tashmë nëntë vite. Edhe pse Qeveria e kaluar kishte paralajmëruar se pishina do të jetë gati deri në shtator të këtij viti, është e pamundur të bëhet. Pishina filloi të ndërtohet në vitin 2015 dhe deri më tani janë paguar 4.8 milionë euro dhe janë bërë rreth 70 për qind e punimeve. Ministri i Sportit, Borko Ristovski, paralajmëron ndërprerjen e kontratës me kontraktuesin e mëparshëm, zhvillimin e një projekti të ri dhe vlerësimin e ri se sa do të kushtojë përfundimi.

“Ne do të fillojmë me revizion të punimeve të pishinës për të mos ndalur të gjithë procedurën për fillim më të shpejtë të ndërtimit, ndërsa revizioni do të na tregojë nëse do të ketë mundësi për kallëzim penal. Për sa kohë banorët e Ohrit do të presin që të përfundojë? Fillimisht le të fillojmë ta ndërtojmë, të bëjmë revizion, të shohim se ku është, të zgjedhim operator ekonomik që do të fillojë ta ndërtojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të ketë kontroll të rreptë për të parë nëse gjërat shkojnë ashtu siç duhet”, tha Borko Ristovski, Ministër i Sportit. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu