RMV, së shpejti do të mbërrijë ndihmë nga Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi në luftën kundër zjarreve

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar në Facebook se së shpejti do të mbërrijë ndihma nga Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi në luftimin e zjarreve, transmeton Portalb.mk.

“Ne po luftojmë zjarret për shkak të valës së të nxehtit. Jemi në komunikim intensiv me disa vende mike nga të cilat kemi kërkuar ndihmë në kuadër të mundësive të tyre zjarrfikëse. Së shpejti do të vijë ndihma nga Sllovenia, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi”, ka shkruar Mickoski në Facebook.

Ai përkujtoi se ministrat e mbrojtjes, punëve të brendshme dhe të jashtme dhe tregtisë – Misajlovski, Toshkovski, Mucunski, si dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, janë në komunikim intensiv me kolegët e tyre nga këto vende.

“Vetëm në pak ditë, pas shumë vitesh neglizhencë dhe pakujdesi dhe gjendje të konstatuar të avionëve pa pilotë, kemi pajisur aeroplanë që janë bashkuar në shuarjen e zjarreve dhe personel adekuat. Ushtria dhe policia u bashkuan. Tani ofrojmë mbështetje edhe nga miqtë. Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqi dhe autoritet për të përballuar situatën”, thotë ai.

LSDM-ja opozitare sot më herët ka akuzuar se reagimi i pushtetit, por edhe i Qeverisë për t’u marrë me zjarret në Negotinë ka qenë i vonuar dhe i parakohshëm.

Kujtojmë se dje u shpall gjendje e krizës 30-ditore në Maqedoninë e Veriut, pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut i vlerësoi serioze kërcënimet që vijnë nga zjarret aktive në vend.

“Vendim për gjendje krize për shkak zjarrit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Si rezultat i valës së të nxehtit dhe gjendjes me zjarret, Qeveria mori disa vendime”, njoftoi Qeveria.

Në këtë periudhë, Policia e Maqedonisë së Veriut duhet të angazhojë punonjës të policisë që do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve. Në gjendje gatishmërie duhet të jenë edhe punonjësit shëndetësor. Në bazë të nevojës, Ministria e Financave duhet të sigurojë mjete shtesë financiare në këtë drejtim.

Qeveria ka kërkuar nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave dhe Ndërmarrja Publike “Pyjet shtetërore” që të vlerësojnë nëse është nevoja që të ndërpritet qarkullimi i njerëzve nëpër disa pyje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu