Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

Pasi LSDM-ja kërkoi nga kryeministri Hristijan Mickoski të thotë nëse e ka sjellë djalin e tij në SHBA me shpenzime shtetërore dhe pas reagimit të VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja kërkon që t’i publikojë llogaritë private për kartelën dhe shpenzimet për djalin.

“Nëse Mickoski pretendon se i ka paguar privatisht udhëtimin dhe akomodimin e djalit të tij, atëherë duhet t’i publikojë ato llogari, por edhe Qeveria të publikojë në mënyrë transparente listën e të gjithë atyre që kanë udhëtuar me shpenzime shtetërore. Këtu është një shans për të treguar në veprim transparencën që ata e përsërisin që do të jetë parimi bazë i punës së Qeverisë së re. Kjo është më e pakta që mund të bëjë Mickoski, sepse për qytetarët është jashtëzakonisht simptomatike që vetë Mickoski nuk ka publikuar asnjë fotografi të këtij udhëtimi me djalin e tij, por mediat dhe qytetarët e kanë marrë vesh rastësisht nga njoftimi i Universitetit John Hopkins”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jasht doli me një sqarim lidhur me përbërjen e delegacionit që përfaqësoi vendin në Samitin e NATO-s në Uashington, tha se pjesë e tij nuk ishte Jovan Mickoski, djali i kryeministrit Hristijan Mickoski.

Sqarimi nga Ministria vjen pasi LSDM-ja opozitare sot ka kërkuar përgjigje nga kryeministri me shpenzimet e të cilit e ka shoqëruar djali i tij në SHBA. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme hedh poshtë pretendimet e LSDM-së.

“Delegacioni në Samitin e NATO-s ishte përcaktuar saktësisht nga Aleanca dhe numëronte gjithsej 21 anëtarë, sipas protokolleve të NATO-s. Në të njëjtën kohë, theksojmë se Jovan Mickoski, djali i kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, nuk ishte njëri nga anëtarët e delegacionit, ndonëse presidenti Mickoski kishte ftesë që të shoqërohej nga një familjar”, ​​thuhet në deklaratën e dërguar nga Ministria.

Nga aty bëjnë të ditur se nuk janë ndarë mjete nga buxheti i Maqedonisë së Veriut për udhëtimin e Jovan Mickoskit dhe shtojnë se mbeten të hapura për publikun për informata shtesë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu