Kush do i paguajë vauçerët për inverter dhe turizëm?

Për të vendos një kondicioner duhet të presësh radhën. E pikërisht në këtë vapë, ajo që më së paku duhet është pritja për një pajisje që freskon ambientet e brendshme. Këta mjeshtër thonë se montojnë nga 10 kondicionerë në ditë duke punuar pa pushim, por nuk u dalin në krye gjitha kërkesave në pikë të verës. Ne pyetëm qytetarët që na thanë se nuk presin dot kapriçot e ndërrimit të pushteteve për të marrë vauçerët për kondicionerët inverter, dhe i kanë blerë vetë me kursimet për të përballuar vapën përvëluese.

“Nuk bëhet ajo ‘më tha e të thashë’ për çfarë të aplikoj kur do ishte më mirë kushdo që dëshiron të blejë të shkojë në shitore të lërë të dhënat për atë masë lehtësuese. Jepjuani të gjithëve atë zbritje. Jo 30% dikujt, por për secilin nga 10% që blen klima inverter të ketë ulje të çmimit”, tha një qytetar.

“Më duket se e kanë miratuar, por nuk i japin! Pse? Tjetër kush kërcen mbi krye dhe nuk e japin, a e kanë miratuar. A ju takon qytetarëve? Jo s’na kanë dhanë përgjigje as në lajme as gojarisht. Ti a ke aplikuar? Jo se e di që e refuzojnë se për neve është pak më vështirë” , u shpreh një qytetar tjetër.

“Po, duhet, mendoj se në këto temperatura janë të domosdoshëm. Pa kondicionerë nuk mund të rrish në shtëpi! Po shpenzimet? Tani do të ketë shpenzime por në këtë vapë nuk mund të flesh gjumë as natën”, theksoi një qytetar.

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës thonë se dy thirrjet publike për kondicionerët inverter dhe vauçerët e turizmit janë ende në diskutim se kush do ti paguaj, nga që sektori energjetikës dhe sektori turizmit iu hoqën kësaj ministrie. Këto vonesa kanë shkaktuar nervozizëm tek 20 mijë qytetarët që kanë aplikuar dhe do tu takojnë vetëm 8 mijë prej tyre. Ministri Durmishi tha se duhet të rishikohen të gjitha.

“Shpallja publike ishte nga sektori i energjetikës, i cila ka qenë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa dokumentet janë proceduar dhe përpunuar nga sektori i turizmit apo të ndryshme. Kemi hasur në lëshime të tilla që normalisht duhet revizioni ti rishqyrtoj të gjitha dokumentet e aplikimit dhe formën se si janë proceduar. Të shohim çfarë do të bëjmë më tej me ato lëndë, të cilat i kemi gjetur dhe kemi parë ka indicie për keqpërdorime të tilla”, tha Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe punës.

Sidoqoftë, akoma nuk dihet se kur do ti marrin vauçerët, apo nëse mund të anulohen fare. Në seancë plenare ditë më parë u funksionalizua Ministria e re e Energjisë dhe u shfuqizuan Agjencia për Energji dhe bordi drejtues i Agjencisë për derivatet e detyrueshme të naftës.

Kompetencat dhe punonjësit e Agjencisë së energjisë do t’i kalojnë Ministrisë së re, ndërsa kompetencat e bordit drejtues të Agjencisë për derivatet e detyrueshme të naftës do t’i marrë Ministria e re e Energjisë dhe Drejtori i Agjencisë. Me ligjet e propozuara, kompetencat në fushën e energjisë, minierave dhe resurseve minerale që më parë ishin në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, tani i kalojnë Ministrisë së re./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDAL në Zhelinë / Shkolla në udhëheqje të Blerim Sejdiut lëshon deftesë me “Republika e Serbisë” – Mendjet ende ju rrinë në Beograd?! (DOKUMENT)

Skandalet në komunat e udhëhequra nga kryetarët e koalicionit VLEN vazhdojnë. Portali TS ka siguruar një rast të paprecedentë që ka ndodhur në shkollën...

FOTO / Zbulohet varri antik në Bulqizë, brenda gjenden edhe sendet personale

Një varr monumental që i përket periudhës romake është zbuluar në Bulqizë. Zbulimi është bërë në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës” të fshatit...

Rrahje e shqiptarit me shtetësi suedeze, “Çkemberët” kërcëojnë edhe sulme tjera. Reagon Sela: Kush do të na mbroj?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj sulmit fizik ndaj një të riu shqiptar në qytetin e Manastirit, duke e...

Gara zhgënjyese e vredistëve për zgjedhjet lokale!

Kandidatët e VREDI-t në garën e zgjedhjeve lokale përballë kandidaturave te AKI ( garë për të cilën unë nuk mbështes asnjë subjekt politik, aq...

Stërvitje të mëdha ushtarake të NATO-s nisin në Letoni

Stërvitja gjithëpërfshirëse Namejs 2025 me pjesëmarrjen e NATO-s do të mbahet në të gjithë Letoninë nga 2 shtatori deri më 8 tetor, njoftoi të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu