Mërgimtari e harroi djalin në një pompë benzini në Kroaci, nuk e kuptoi deri në Slloveni – bëhet virale historia e tij!

Së fundmi, një burrë nga Kosova ka ndarë një histori qesharake në emisionin Radar të televizionit Dukagjini, me temën “Çka keni harruar diçka të rëndësishme?”.

Ai tregoi se si e kishte harruar djalin e tij 17

vjeçar në një pompë benzini në Kroaci,

dhe e kuptoi pas gati 80 kilometrave rrugë.

“Unë e kam harruar djalin në një pompë benzini në Kroaci, e kam kaluar edhe një shtet, deri në Slloveni”, dëgjohet të thotë burri, i cili tregon se janë ndalur në një pompë benzini për ta mbushur veturën me

derivat dhe i ka pyetur fëmijët se a kanë

nevojë për tualet.
Më pas, ai thekson se kishin dalë për

shëtitje me gruan e tij dhe nuk vonuan shumë dhe e vazhduan rrugën përsëri, pa e ditur se i mungon njëri nga anëtarët e familjes i cili kishte shkuar në tualet. “E morëm makinën, vazhduam në Slloveni, kufitarit ia dhashë pesë pasaporta, e nuk e kuptoi. Më vonë, u ngrit vajza dhe tha se lliri nuk është këtu”, shtoi ai.

Si përfundim, ai tregon se është kthyer përsëri pas dhe e ka gjetur djalin “me duar në xhepa”, i bindur se familja e tij do të

kthehet për ta marrë.

IN: Aktuale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Motra e Adelina Tahirit shfaqet pa rroba, çmend ndjekësit

Motrat Tahiri janë dyshja më e kërkuar e momentit në rrjete sociale. Marrëdhënja e tyre e ngushtë po jep mesazhe nga më të mira të...

A u poshtërua Vuçiqi në Moskë?

Bahri Cani Nuk e di a e dini çka është “trapazani”?! U kërkoj falje këtyre më të moshuarve, por trapazani është diku te dera e...

Turqia do ta marrë përsëri drejtimin e KFOR-it në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se ky shtet ka përmbushur me sukses detyrën e Komandës së KFOR-it gjatë periudhës tetor...

Tahiri: Kurti dhe Vetëvendosje nuk duan ndarje pushtetesh, duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten

Ish-kryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për insistimin e Lëvizjes Vetëvendosje në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke thënë se...

Zelenski dhe liderët evropianë zhvilluan një bisedë të përbashkët telefonike me Presidentin Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, së bashku me udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, që ndodhen për vizitë në Kiev, zhvilluan sot një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu