Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, para pjesmarrësve tha se ndonëse ka pasur përpjekje për të rrëzuar BDI-në, ata nuk ia dolën. Përkundrazi, BDI doli fitimtare me aleatët e saj.

Ahmeti gjithashtu theksoi se janë përfaqësues të vërtetë dhe legjitim të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera të vogla. Në këtë situatë të jashtëzakonshme, Ahmeti ka bërë thirrje për bashkim dhe përgjegjësi ndaj shtetit dhe marëveshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ka denoncuar përpjekjet e forave politike që synojnë të pengojnë avancimin e proceseve dhe të frikësojnë qytetarët shqiptarë.

“Të ndëruar vllezër dhe motra, këshilli I përgjithshëm, kryesia, doja të ju përgëzoj dhe uroj për fitoret e një pas njëshme për 22 vite me rradhë dhe kapërcimin e fitoreve në cerek shekullin e parë pa asnjë humbje të BDI-së. Mbledhja është thirur në situatë të jashtëzakonshme mbi zhvillimet në vend dhe për orientimet që duhet marë se cduhet bërë të nesërmen,
Nuk jemi butak të pagjak, kurizin nuk e kemi përkul në asnjë situatë se nuk ka lejon as origjina e as AND-ja historike prej nga vijmë. Si ndodhi kjo situatë në të cilin ndodhemi, ka parapërgatitje të jashtëzakonshme nga forca politike që nuk kanë dashur që shqiptarët ti shohin në hap të marë dhe përgjegjësive që kanë për shtetin dhe marëveshjet si ato kombëtare edhe ato ndërkombëtare. U bënë sa e sa takime të përfaqësuesve politik të origjinës maqedone me oligark se shtetin po e marin shqiptarët dhe po rëshqet në duar të shqiptarëve. U bënë plane e organizime që të gjitha I demaskuam me fakte dhe argument se nuk kanë të drejtë dhe nuk I bën mirë shtetit ky organizim dhe frikësim që ata ua bëjnë qytetarëve të vet se shqiptarët po na e marin shtetin. Ne kemi bërë punën tonë me përgjegjësi kemi drejtuar institucione, me përgjegjësi kemi bërë hapat e duhur në drejtim të avancimit të proceseve, por gjërat nuk janë ndalë këtu. E keqja e këtij vendi është BDI-ja dhe këta duhet varosen sepse po na e marrin shtetin. Janë bërë plane në të gjitha drejtimet dhe kanë plasuar në të gjitha mediat se si ta rrënojnë BDI-në, por nuk ja arritën. Përsëri BDI-ja doli fitimtar me aleatët me Frontin, dhe çdo plan i tyre për rrënimin tonënuk do të ketë sukses./Indeks.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Darko Kostovski qafë për qafë me Rasim Muratin: Fitorja në Butel është fundi i kryengritjes politike të BDI-së

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, duke e cilësuar fitoren e VMRO-DPMNE-së si “historike” dhe si...

Petar Bogojevski, me tone përçmuese: “Ali Ahmeti, ç’të vlejnë njëqind betejat, kur në fund e humbe luftën nga ne?

Në një reagim të fortë dhe me tone përçmuese ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, politikani maqedonas dhe udhëheqësi i lëvizjes Maqedoniski Koncept, dr....

Krenar Lloga: VMRO, vLEN dhe LSDM në koalicion të fshehtë për ta rrëzuar Çashkën!

Pas zhvillimeve të fundit rreth ankesës së përbashkët të VMRO-DPMNE dhe LSDM për rezultatin zgjedhor në Komunën e Çashkës, ka reaguar ashpër Krenar Lloga,...

VMRO dhe LSDM bashkohen kundër fitores së Suat Shaqirit në Çashkë – VLEN hesht për kontestimin

Në një veprim të pazakontë politik, partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM janë bashkuar për të dorëzuar një ankesë të përbashkët në Komisionin Shtetëror Zgjedhor...

Kryetari i Butelit thumbon Hoxhën nga Butel 2: Nuk pati forcë të më urojë, e pres si kandidat të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka komentuar mungesën e urimit nga Hoxha i Butel 2 pas fitores së tij në zgjedhje. Ai...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu