Kurti përkujton Masakrën e Poklekut: Ne populli i Kosovës jemi të mbijetuarit e gjenocidit serb

Kryeministri i Kosovës, e ka përkujtuar masakrën e Poklekut. Ai tha se Serbia me projektin e saj “Paktoi”, vrau edhe foshnje të palindura me qëllim që ta shfaroste popullin shqiptar. Kurti u shpreh se shqiptarët e Kosovës, janë të mbijetuarit e gjenocidit serb në Kosovë.

“Sapo kishte mbushur dy vjet e katër muaj, Fatosi u vra dhe u dogj nga forcat e Serbisë. E vranë bashkë me motrën Eronitën (3 vjeçare), nënën Florijen (25 vjeçare), gjyshen Miradijen (56 vjeçare) dhe dy hallat Zarifen (23 vjeçare) e Arifen (21 vjeçare).

Më 17 prill 1999, në shtëpinë e familjes Muçolli, u vranë 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, nga 75 vjeç, te foshnja 6 muajshe, Liria, e deri te gratë shtatzëna. U vranë edhe foshnjet në djep, e foshnjet e palindura, sepse ishin e ardhmja e një populli të cilin Serbia donte ta shfaroste me projektin serbomadh “Patkoi”.

Ne, populli i Kosovës, jemi të mbijetuarit e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Prandaj asnjëherë nuk mund të harrojmë. Gjithnjë do të dëshmojmë”, tha ai. Kryeministri theksoi se Pokleku i vjetër është dëshmi e gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Sot ishim në Poklekun e Vjetër, që është dëshmi e gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Bashkë me të mbijetuar e dëshmitarë të masakrës së 17 prillit, u promovua monografia “Shtëpia me gjak në mure” nga autori Afrim Hysenaj. Në këtë libër dokumentohen krimet e forcave të armatosura serbe ndaj familjeve Muçolli nga Pokleku, Caraku nga Dritani (ish-Dobroshevci), Elshani nga Korrotica e Poshtme dhe Hoxha nga Korrotica e Epërme”, tha ai.

Postimi i plotë:

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 300 mjekë shqiptarë vitet e fundit braktisën Maqedoninë e Veriut

Mjekët e rinj që diplomojnë në fakultetet e mjekësisë përgatiten të largohen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa janë në studime. Më shumë se 300...

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Sarajevë, 24 tetor – Zëvendëskryetarja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Radmila Shekerinska, është deklaruar pas nënshkrimit në Bruksel të Programit të Parë të...

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet një videokonference, teksa filloi samiti i koalicionit të udhëheqësve perëndimor, të cilët janë aktualisht brenda...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari...

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e qartë dhe unanime: Të shkohet menjëherë në zgjedhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu