VLEN: BDI është në makth opozitar! Përpiqet të përfitojë nga dhuna ndaj një foshnjeje!

Kolicioni VLEN përmes një reagimi me shkrim ka akuzuar BDI-në se po mundohet të përfitojë nga dhuna ndaj një foshnjeje. BDI, më herët, dënoi dhunën ndaj foshnjës 3 muajshe dhe kërkoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë dhe drejtorit të Klinikës për Fëmijë.Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e VLEN-it. Nuk ka turp më të madh politik sesa një BDI që përpiqet të përfitojë nga dhuna ndaj një foshnjeje.

A ka fund që ata nuk mund ta depërtojnë? Cila është çmenduria politike të pretendosh se arsyeja e dhunës ndaj një foshnjeje është se BDI nuk është pjesë e Qeverisë? A nuk i regjistruan dje veprimet e ministrit Arben Taravari dhe drejtorit Rexhep Memedi? Dhe së fundi, nëse kërkojnë dorëheqje dhe adresojnë përgjegjësi pas 20 ditësh nga formimi i Qeverisë së re, atëherë çfarë duhet kërkuar për regjimin 22-vjeçar të BDI-së? Të fshihet BDI nga regjistri i partive politike për të gjitha krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve? Edhe një herë u bëjmë thirrje që të kthjellohen, të përballen me realitetin, të bëjnë reforma programore dhe kadrovike dhe të fillojnë të veprojnë si opozitë konstruktive.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gruaja në Tiranë sjell në jetë katërnjakë të shëndetshëm

Një ngjarje e gëzueshme ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku një nënë solli në jetë katërnjakë nga një shtatzëni krejtësisht natyrale. Lajmi...

Robert Mileski mbështet Mendi Qyrën: Projektet tona do të realizohen me Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Robert Mileski, përmes një statusi publik në rrjetet sociale, ka njoftuar se mbështet kandidatin tjetër...

Helmohen më shumë se 40 qen endacak në Kërçovë, reagojnë aktivistët për mbrojtjen e kafshëve

Më shumë se 40 qenve endacakë, disa prej të cilëve janë gjetur pranë shkollës fillore “Sande Shtërjoski” në Kërçovë janë helmuar. Aktivistët kanë paralajmëruar se...

Kurti i “përjashtoi” nga lista për qeverinë e re Bislimin, Nagavcin e Hajdarin

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Kosovës, formimi i Qeverisë Kurti 3 nuk mori votat e mjaftueshme. Kështu koalicioni parazgjedhor Vetëvendosje–Guxo–Alternativa nuk...

Rama: Kosova duhet t’ia lërë topin në derë Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Dojçe Vele (DW) ka thënë se Kosova duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu