ASh e Selës dorëzon përsëri ligjin për mbylljen e tërësishme të kazinove

Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar që të mbyllen kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të lojrave të fatit ku edhe në procedurë parlamentare lëshuan ligjin për lojërat e fatit, që siç thonë, i inicuar shumë kohë më parë nga Aleanca për Shqiptarët

“Sot në procedurë parlamentare lëshuam propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për lojrat e fatit, të inicuar shumë kohë më parë nga Aleanca për Shqiptarët e që parasheh mbylljen e objekteve të lojrave të fatit në vendbanimet tona dhe veprimin e tyre vetëm në hotele me 5 yje. Gjithashtu propozimi parasheh edhe shtrenjtimin e taksës për reklamat që do të përfundojnë në llogari të komunave. Me këtë ligj përfundimisht zgjidhet problemi me kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të bixhozit të cilat janë bërë fenomen shqetësues në vendin tonë. Objektet e lojrave të fatit do të largohen nga shkollat, çerdhet, por jo vetëm, ato do të largohen edhe nga lagjet, fshatrat e qytetet, nga shtëpitë tona dhe do të veprojnë vetëm në objekte të mbyllura, hotele me pesë yje ku do të pamundësohet që të frekuentohen nga të miturit, si dhe nga qytetarët që vijnë nga kategori të rrezikuara sociale. I bëjmë thirje edhe koalicionit vlen që të mbështesin këtë ligj si dhe të kushtëzojnë shumicën parlamentare të bëjë të njëjtën, ashtu siç u zotuan në fushatën parazgjedhore”, thonë nga ASh.
https://www.facebook.com/watch/?v=1822523218227130&extid=CL-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C&ref=sharing

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu