Taravari emëroi u.d drejtorë mjekësor në katër institucione shëndetësore, 3 maqdon 1 shqiptar

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, ditëve të fundit emëroi ushtrues detyre drejtorë mjekësorë në katër institucione shëndetësore publike, transmeton Portalb.mk.

Ognen Kostovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për kirurgji digjestive
Oliver Zafirovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për pulmologji dhe alergologji
Rexhep Memedi është emëruar drejtor në Klinikën universitare për sëmundjet e fëmijëve
Sinisha Stojanoski është emëruar drejtor në Spitalin e përgjithshëm të qytetit „8 Shtatori”
Kujtojmë se më 5 korrik, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari emëroi 12 u.d drejtorë t rinj mjekësorë. Ajo që ra në sy ishte fakti se në mesin e tyre nuk figuronte asnjë shqiptar.

LEXO: Taravari emëroi drejtorë të rinj të klinikave, asnjë shqiptar në mesin e tyre
Lidhur me këto emërime, reagoi opozita shqiptare.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot emëroi 11 ud drejtorë në klinika dhe institute universitare. Prej tyre 10 janë maqedonas, 1 turk dhe asnjë shqiptar. Vasaliteti s’vlen, ai ka çmim të shtrejnt!”, shkroi Ilire Dauti nga ASh krahu i Selës.

Nga ana tjetër, përfaqësues të pushtetit u lavdëruan me këto emërime, duke i bashkëngjitur postimeve edhe flamurin shqiptar, pavarësisht se nuk kishte asnjë emër shqip.

Në seancën e 2 korrikut të qeverisë, qeveria mori vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet.

“Në këtë mënyrë do të shmanget dualizmi dhe përgjegjësia do të vendoset saktësisht në menaxhimin e institucioneve”, sqarojnë nga Qeveria.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kusari-Lila: Alternativa garon e vetme në zgjedhjet lokale në gjashtë komuna

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari- Lila, ka njoftuar të martën se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit kjo parti do të garojë e vetme...

OBSH-ja dënoi sulmet izraelite në objektet e saj në Gazë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ofensiva tokësore e Izraelit në qendër të Gazës, i ka penguar përpjekjet e saj për të...

Pas Coca-Colës, edhe Pelisterka heq gjuhën shqipe – pse po ndodh ky trend shqetësues pikërisht gjatë kësaj qeverisjeje?

Kompania e njohur Pelisterka ka hequr gjuhën shqipe nga ambalazhet e produkteve të saj, duke ngritur shqetësime për një trend të vazhdueshëm të përjashtimit...

Donacion nga Serbia/ Besa Kadriu: Jo DONACION nga armiku i shqiptarëve

Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa, profesoresha Besa Kadriu përmes një postimi ka reaguar ndaj poshtrimit që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski i...

Bujar Osmani kandidon për kryetar të Çairit: Koha për ndryshim të vërtetë

Shkup, 22 Korrik 2025 – Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu