Siljanovska kërkon debat për kthimin e shërbimit ushtarak në baza vullnetare

Presidentja Gordan Siljanovska-Davkova, si komandant suprem i Forcave të Armatosura, sot nga Ohri tha se duhet të hapet debat për kthimin e shërbimit ushtarak në baza vullnetare. Ajo tha se ka të rinj që dëshirojnë ta bëjnë shërbimin ushtarak dhe kjo duhet t’u mundësohet atyre.

“Disa nga të rinjtë kanë dëshirën që një ditë të jenë pjesë jo vetëm e një ushtrie profesioniste, por vullnetarisht në forcat e armatosura, ndoshta duhet të flasim për këtë. Pavarësisht se cili do të ishte vendimi pas diskutimit, ajo që pamë na jep një ndjenjë sigurie”, tha presidentja e cili sot mori pjesë në stërvitjen demonstruese të pjesëtarëve të Ushtrisë nga Batalioni i Forcave Speciale të cilët po zhvillojnë stërvitje në kampin stërvitor të ujit të liqenit të Ohrit.

Ajo tha se është e nevojshme të mendohet në këtë drejtim, të inicohet një diskutim, të dëgjohen edhe ekspertët për këtë çështje.

“Ne kemi pasur një përvojë të tillë, po, mendoj se duhet menduar. Ka njerëz që duan të bëjnë shërbimin ushtarak, vullnetarisht, pse të mos ua mundësojmë. Mendoj se atëherë qëndrimi ndaj ushtrisë do të jetë më pozitiv. Të hapet tema, të diskutohet, të dëgjohen argumentet, të testohet disponimi i njerëzve”, tha Davkova për mediat, duke shtuar se për këtë çështje do të ketë bisedime dhe konsultime me përgjegjësit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu