AUV dhe MPB parandaluan kontrabandim të qengjave nga Maqedonia për në Shqipëri

Shërbimet Inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) zbuluan dhe parandaluan kontrabandimin e qengjave nga Maqedonia e Veriut, në Shqipëri. Siç informon AUV, bëhet fjalë për 63 qengja të cilat është tentuar që ilegalisht të kontrabandohen në Shqipëri, ndërsa ishin rritur afër Prilepit.

“Në një aksion të koordinuar, automjeti me të cilin janë transportuar qengjat është ndërprerë nga nëpunësit policor në Strugë dhe pas kontrollit të zbatuar nga inspektorët e AUV-së është konfirmuar se bëhet fjalë për 63 qengja të cilët nuk janë identifikuar sipas Ligjit për identifikim dhe regjistrim të kafshëve, ndërsa transportuesi nuk ka poseduar edhe certifikatë për gjendjen shëndetësore të bagëtive. Sipas deklaratës së dhënë të transportuesit, bagëtitë vinin nga Prilepi”, theksojnë nga AUV.

Sipas dispozitave të Ligjit për kontroll inspektues, qengjat janë marrë nga personi që i ka transportuar dhe i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar. Kundër transportuesit do të parashtrohen sanksione kundërvajtës për lëvizje të bagëtive të paidentifikuara.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu