“Dhëndri im i ri”, babai i Lotina Hazirit tregon takimin e parë me Mozzik

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për romancën e vajzës së tij, Lotina me reperin e njohur, Mozzik. Në një intervistë, ai theksoi se në familje dhëndri bëhet si fëmija i dytë.

“E kam takuar, na ka gëzuar, na ka gëzuar edhe ai. Ndryshe është perceptimi nga jashtë. Ne nuk kemi paragjykim”, u shpreh Haziri.

Na ka hyrë një reper tani. Po shkon duke u rritur familja. Ata që i kanë tre vajza, bëhen edhe tre djem. Dhëndri në familje bëhet si fëmija i dytë. Por edhe ata që kanë djem në shtëpi, bëjnë vajza. Në kushte normale, duhet të bëhet anëtar i familjes dhe bëhet anëtar i familjes. Në një tjetër intervistë për “kojshia SHow”, politikani e ka quajtur reperin dhëndrin e tij të ri, teksa u shpreh se është gëzuar shumë për romancën e tyre.

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, iu drejtua moderatori.
“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet ta ruajë atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh.

“Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë jam roker! Unë e përmenda dhëndrin e ri, se e kam edhe të parin! Kënga është pranë martesës sepse është fejuar me një djalë nga Tirana, që është VIP në punën e tij. Në punën që bën është shumë i rëndësishëm”, tha politikani

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu