“Ndryshimet kushtetuese”, Mickoski: A është kjo kërkesa e fundit e Sofjes?

Marrëdhëniet e ashpërsuara të Shkupit me dy vendet fqinje kanë marrë një pjesë të vëmendjen në aktivitetet rreth Samitit të NATO-s në Uashington. Në fjalimin e tij në Universitetin Xhon Hopkins në Balltimor lidhur me eurointegrimet, kryeministri Hristijan Mickoski tha se askush nga BE-ja nuk i garanton vendit se Bullgaria nuk do të ketë kërkesa të tjera pas ndryshimeve kushtetuese. Mickoski dhe ministra të qeverisë qëndrojnë në Uashington në Samitin e NATO-s ku po qëndron edhe kryeministri teknik bullgar Dimitar Gllavçev. Për momentin nuk ka njoftim për takim të mundshëm mes tyre.

“Ne nuk mundemi të jemi të gatshëm t’i fillojmë negociatat nëse nuk fusim disa qindra qytetarë në Kushtetutë, që janë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mundet të na garantojë neve se kjo është kërkesa e fundit. Në rregull, nuk kemi përgjigje për këtë pyetje”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Nuk dihet akoma sa janë gjasat për një takim të Mickoskit edhe me homologun e tij grek Kiriakos Micotakis, i cili po ashtu është në samitin e Uashingtonit, dhe i cili ka paralajmëruar se do të ankohet para vendeve anëtare për mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës. Zyrtarët grek duhet se po shuajnë shpresat, edhe pse Mickoski ishte i gatshëm për takim tet a tet.

“Sigurisht që do të shtrohet edhe çështja e shkeljes së dispozitave bazë të Marrëveshjes së Prespës nga shteti fqinj. Nuk kam dijeni për ndonjë takim të planifikuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Nuk e di nëse do të ndodhë, por sigurisht që nuk ka asgjë të planifikuar nga pala greke”, tha Panos Amiras, Zyra për mediat e kryeministrit grek. Ky është aktiviteti i parë diplomatik i qeverisë Mickoski i cili në Samit shprehu vazhdimësinë e mbështetjes së vendit për Ukrainën. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu